Një qytetar që ishte duke shkuar tek xhamia pranë rrugës së “Kavajës”, ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur, teksa kjo e fundit ecte në trotuar në qëndër të Tiranës. Shtetasi me inicialet V.B,e ka prekur vajzën e mitur në disa pjesë të trupit, por para efektivëve të policisë, është mbrojtur, duke pohuar se vajzën e kishte prekur vetëm në pjesën e supit, pasi e kishte ndihmuar atë të mos kalonte rrugën, pasi po kalonin shumë makina me shpejtësi. V.B, në dëshminë e tij ka shtuar se ndërhyrja e tij, pra prekja në sup, është bërë me qëllim ndalimin e ecjes, dhe jo të prekjes intime apo ngacmimit seksual siç e ka paraqitur vajza në kallëzimin e saj në polici. Në fakt vajza e mitur pas prekjes, ka filluar të bërtasë kundër shtetasit V.B, dhe menjëherë është larguar në drejtim të komisariatit, ku dhe ka bërë kallëzim penal.Për këtë veprim shtetasi i sipecituar është dënuar me 5 vjet burg nga gjykata e Tiranës, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai dënuar përfundimisht me 2 vite burgim.

E preka në trup
Sipas vendimit të gjykatës së Tiranës ngjarja ka ndodhur në ditën e Shën Valentinit. Ka qënë data 14 shkurt 2016, kur në polici është paraqitur një shtetase e mitur. Dëshmia e saj është administruar nga një psikologe e policisë së kryeqytetit. Lidhur me këtë ngjarje është shoqëruar menjëherë shtetasi V.B, i cili është pyetur rreth këtij denoncimi, por ai nuk ka pranuar asgjë. Është pyetur nga ana e oficerëve të policisë gjyqësore në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime shtetasi V.B, i cili ka pohuar se ishte duke ecur në qëndër të Tiranës për të kryer ritet fetare. “Aty më ka ardhur një shtetase e më ka thënë që pse kisha ngacmuar vajzën e saj, por i kam thënë që nuk e kam ngacmuar, por i kam vendosur dorën në trup për të mos e lënë të dilte në rrugë, për të mos e shtypur makinat që kalonin në rrugë. Theksoj se unë përveç se i kam vendosur dorën te krahu nuk e kam prekur në asnjë pjesë tjetër të trupit”- ka deklaruar i pandehuri.

Të drejta akuzat
Prokuroria e Tiranës më datë 15 dhjetor 2016 ka vendosur njohjen e të pandehurit me aktet dhe njëkohësisht ka vendosur dërgimin e çështjen në ngarkim të të pandehurit. Gjykata ka çmuar se drejt ka vendosur organi i akuzës në lidhje me kualifikimin e veprave penale në ngarkim të të pandehurit. Sipas gjykatës akuza ndaj të pandehurit rezultoi plotësisht e provuar në seancë gjyqësore duke u bazuar në disa fakte pebnale. Nisur nga kjo situatë, gjykata ka vendosur të shpallë fajtor V.B, dhe ta dënojë atë me 2 vite hejqje lirie.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com