Prokuroria e Shkodrës i ka përcjellë materialet Ministrisë së Drejtësisë bashkë me kërkesën për ekstradimin e Ibrahim Licit. Ky i fundit u arrestua sipas policisë shqiptare javën e kaluar në Turqi lidhur me vrasjen e Endri Mustafës, ndërsa familjarët pretenduan se i shumëkërkuari u vetëdorëzua.
Pas kësaj pritet që ministria e Drejtësisë t'i drejtohet shtetit turk me kërkesën zyrtare të ekstradimit. Gjykata Shkodrës, në vitin 2021, i ka caktuar Licit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armeve shpërthyese dhe municionit”, pasi më datë 15.05.2021, dyshohet ka vrarë me armë zjarri pistoletë, Endri Mustafën.
Ashtu siç ishte përfolur për vendodhjen e tij pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar, Ibrahim Lici u arrestua në Turqi.
Agjentët e antikrimit në Shkodër, kishin siguruar informacion se i shumëkërkuari Lici fshihej në Turqi. Pas kësaj, Interpol Tirana ka bashkëpunuar ngushtë me autoritetet policore të Turqisë, për kapjen e tij. Lici u vu në pranga kur Policia turke finalizoi operacionin policor të koduar “Jehona”.
Por menjëherë pas publikimit të lajmit, Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit deklaroi nga Turqia se ky i fundit nuk është arrestuar nga policia, por është vetëdorëzuar me qëllim për të kërkuar azil në shtetin turk për shkak se nuk ndihet i sigurtë në Shqipëri. Ai thotë se e nuk është e vërtetë se Ibrahim Lici është arrestuar dhe shton se i vëllai i tij është i pafajshëm dhe nuk ka kryer asnjë vrasje.
Për vrasjen e Endri Mustafës, është dënuar me 10 vite burg 16-vjeçari Ergys Malja, i dënuar për akuzën e ‘Vrasjes me paramendim kryer ne bashkëpunim’. Për Maljan prokuroria kërkoi 12 vite burgim për shkak të moshës së tij të mitur.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3242
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tronditet Turqia/ 33-vjeçari vret prindërit, gruan, fëmijën, 3 të tjerë dhe veten
25 Nëntor, 19:06
-
Ministria e Drejtësisë certifikon 97 studentë të Klinikave të Ligjit, Manja: Qëllim rritja e aksesit në drejtësi dhe përgatitja e një brezi profesionistësh
25 Nëntor, 16:44
-
Shef i NATO-s, Mark Rutte viziton sot Turqinë ku do takohet me Erdogan dhe Fidan! Nesër do të jetë në Athinë
25 Nëntor, 09:49
-
Mourinho telefonon Ronaldon, e fton të rikthehet në Evropë! Gati klubi i ri
22 Nëntor, 16:08
-
Atentati në Shkodër/ Zbardhet dëshmia e policëve: S’e njohëm personin e 3 nëse ishte Ibrahim Lici! Gjykata i liron nga qelia, pezullohen nga detyra
22 Nëntor, 13:11
-
Tentoi të nxirrte rreth 30 mijë euro nga Kapshtica, nën hetim 50-vjeçari turk! Paratë iu gjetën të fshehura në çantë në kabinën e kamionit
21 Nëntor, 09:51
-
Atentati me 4 të vrarë në Shkodër, arrestohen 4 policë! Nuk shoqëruan për identifikim personin e tretë në makinë, akuzohen për 'shpërdorim detyre' (EMRAT)
20 Nëntor, 14:23
-
Manja: Buxheti i Ministrisë së Drejtësisë është 14.3 mld lekë, rritje fondesh e pagash! Paraburgim i ri në Kukës dhe uniforma për stafin e Burgjeve
18 Nëntor, 16:42
-
‘Po flirton me Erdoganin dhe Ramën’, Mitsotakis përjashton nga partia Demokracia e Re ish-kryeministrin Samaras
16 Nëntor, 16:49
-
Dëmtimi i Rey Manaj, reagon Sivasspor: Shqipëria e dinte gjendjen, duhen 4-6 javë rikuperim
14 Nëntor, 12:44
-
Skandal me bastet sportive në Turqi, mediat: Grupet kriminale blenë ekipe edhe në Shqipëri për trukimin e rezultatit
12 Nëntor, 19:17
-
Atentati në Shkodër, Dervishi në Report Tv: Ditën e ngjarjes kryepolici i Shkodrës ishte në Tiranë për të dhënë dorëheqjen
12 Nëntor, 18:55
Me këtë duhet të merret SPAK sepse është dënuar një herë për organizatë kriminale që t'i lajë duart një herë e mirë se e ka qelb një qytet të tërë! ./.
PërgjigjuMe ken ti e shokt e tuje sa gjysa e kams e ktij djal kishte ken shume ma mir Shkodra
ne pi.. te asaj kaçurrelses vafsh mor ibrahim se e vrave endrin mas shpinet djale i pa bese familje spijujsh po me vjen keq tesh per muhamedin e ke lan jetim se edhe i marr asht per topesh kan me ta marr zvarr ne shkoder tesh
PërgjigjuMor fmiaq gagaq , qa rrin e shkrun, i vllai i ka vdek asmerit, mos permen njerz qe stkan faj po veji gishtin krytit e mos ha m.. shu
Nuk te shkon me fol kshu mar vlla me vra njerz prej frike e me ja faturu hasmit se ske qa me i ba nuk ban kshu mar asmer trimi po hajt se edhe fatbardhin e andisin e tan fisi ka me tu shu pa merak edhe at vlla sakat q ke ne shpi ske me e gzu
Prokuroria shkodres nuk ja ma permend dot emrin Jo te kerkoje denim per Ibrahimin ..
PërgjigjuSocialistat ne Shkoder e kane marre seriozisht sic duket or teeeejjjjj