Ide si t'i japësh zgjidhje situatës së COVID-19, aktiviteti tërheq vëmendjen e 200 pjesëmarrësve online

Ide si t'i japësh zgjidhje situatës së COVID-19, aktiviteti tërheq vëmendjen e 200 pjesëmarrësve online

Foto ilustruese

Hack the Crisis”është një aktivitet online i cili nisi si një lëvizje në Estoni për të gjetur zgjidhje rreth krizës COVID-19.

Shumë shpejt mori përmasa ndërkombëtare dhe gjatë kësaj fundjave po organizohet edhe në Shqipëri.

Komuniteti i teknologjisë në Shqipëri i ka hyrë një misioni për të zhvilluar zgjidhje emergjente dhe inovative për krizës që po kalon jo vetëm vendi ynë por mbarë bota me COVID-19.

Në Shqipëri, “Hack the Crisis” u organizua nga EU for Innovation, Coolab, Crazy Town dhe Garage48, me mbështetjen e ICTSmedia dhe rrjeteve të saj si Uplift, ICTSlab dhe PCWorld.al.

Ajo çfarë e bën të veçantë është formati i realizuar online duke përdorur teknologjitë më të fundit video dhe platformat e koordinimit.
Idetë e zhvilluara gjatë këtij aktiviteti kanë të bëjnë me shpëtimin e jetës së njerëzve, ndihmesën e komuniteteve në nevojë dhe ndihmesën e bizneseve.

Aktiviteti nisi zyrtarisht ditën e premte në orën 17:00 përmes një video-konference online ku mori pjesë ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca dhe ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi.

Fjalë inkurajuese për këtë nismë erdhën nga të dy pjesëmarrësit.

“E gjithë bota është bashkë”,  tha Soreca, duke vënë theksin tek domosdoshmëria e nismave të tilla si “Hack the Crisis” për të na sjellë të gjithëve bashkë në këtë periudhë të vështirë distancimi social.

“Një ide konkrete dhe shpresëdhënës jo vetëm që ju japin juve një çmim por mbi të gjitha ndihmojnë qindra mijëra të tjerë në këtë situatë të vështirë duke na bërë të gjithëve fitues”, tha ministri Shalsi. 

Ai tha se ndihet optimist dhe plot shpresë se ky aktivitet do të ketë një impakt të madh.

Hack the Crisis organizohet përmes platformave Zoom dhe Slack nga ora 17:00 e datës 3 Prill deri në orën 18:00 të datës 5 Prill.

Pjesëmarrësit duhet të zhvillojnë ide të cilat mund të shndërrohen në prototip gjatë 48 orëve dhe që ti vijnë në ndihmë krizës së COVID-19.

Zgjidhjet dhe produktet më të mira do të përzgjidhen në ditën e dielë më 5 prill nga një juri e përbërë: Sara Usinger nga EU for Innovation; Toni Pienonen nga Crazy Toën Oy; Florensa Haxhi nga Zyra e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë; Bora Muzhaqi këshilltare e Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe Arjan Ymeri nga OFICINA.

Tre ekipet më të mira do të marrin si çmim një shumë parash ndërsa do të ofrohen nga organizatorët edhe çmime të tjera në shërbime në mënyrë që fituesit të kenë mundësi të zhvillojnë më tej idenë e tyre dhe ta vënë në funksion sa më parë të jetë e mundur.

Finalja e madhe do të shohë nga 10 idetë dhe zgjidhjet më të mira të dalin 3 fitues.

Thirrjes së ”Hack the Crisis Albania” i janë përgjigjur mbi  200 pjesëmarrës individë dhe ekipe. Aktiviteti po organizohet falë mbështetjes së mëse 30 institucioneve partnere kombëtare e ndërkombëtare me 40 mentorë të cilët ja kanë dedikuar kohën e tyre mbështetjes së ekipeve pjesëmarrëse.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xhimi: 05/04/2020 01:22

    Jo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin

Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin