Studentët e Ekonomikut dëbojnë deputetin e PD Luçiano Boçi: Ik, dil nga dera e Fakultetit tonë (VIDEO)

Me fjalët "Ik, ik. Jeni hipokritë, largohu. Dil nga dera e Fakultetit tonë", studentët e Fakultetit Ekonomik kanë larguar deputetin e PD, Luçiano Boçi nga ambientet e këtij fakulteti. Deputeti demokrat i shoqëruar nga një grup militantësh të PD, shkoi për të mbështetur protestën, por ka hasur në refuzimin e studentëve.

Boçi iu është drejtuar studentëve se kishte shkuar pranë Fakultetit për të larguar policinë e rendit, por ky pretendim i tij është konsideruar nga studentët si hipokrizi, pasi ata nuk duan përzierjen e protestës së tyre me politikën. 


Lajmi kryesor:

Protesta/ Një grup studentësh ngujohen te Juridiku dhe Ekonomiku, largojnë deputetin e PD: Ik, hipokrit! (VIDEO+FOTO)


  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm