Ikja-ardhja e Bashës, Gjekmarkaj: Të mos bëhet personazh memesh, të bëjë hap pas bashkë me Berishën! Vangjeli: Të dy ngrenë piedestalin e Ramës

Agron Gjekmarkaj nuk e mbështet rikthimin e Lulzim Bashës pas disfatës të opozitës në zgjedhjet e 14 majit. I ftuar në Report Tv në emisionin ‘Kontrast’ me gazetarin Denis Minga, deputeti demokrat thotë se Basha së bashku me Sali Berishën duhet të bëjnë hapa pas në mënyrë që të rikonceptohet PD. Sipas Gjekmarkajt, asnjëri prej tyre nuk sjell alternativë për shqiptarët dhe këtë e kanë treguar rezultatet e zgjedhjeve.

“Nëse sot del e thotë se mund të jem risia e fituesi, nuk e di sa seriozisht mund të merret nga njerëzit. Unë personalisht kam respekt nga ana njerëzore por nga ana politike, Basha me tentativën që bën për rikthim. Në Shqipëri kishte ardhur koha të ndërrohej pushteti por opozita jonë nuk i ka bindur shqiptarët që të jetë e denjë për të ardhur në qeveri. Dalin e shajnë votuesit. Njerëzit të mbështesin nëse u jep perspektivë. Është një fluks i rëndësishëm votash, është bazik. Nuk funksionon duke i thënë Berishës ik, largohu ti që të vijmë ne. ai duhet të bëjë disa hapa pas që PD të rikonceptohen. Të njëjtën ta bëjë dhe Basha që të mos bëhet personazh memesh. Belind Këlliçi mund të ishte rezultat më i mirë po të mos ishte i atashuar me Berishën. Basha tenton të kthehet e të marrë gjënë e mbetur”, tha Gjekmarkaj.

Sa i përket situatës dhe luftës brenda PD, Gjekmarkaj thotë se gjithçka po bëhet për interesa personale dhe ajo cfarë po ndodh mes demokratëve s’bën gjë tjetër veçse kënaq qeverinë.

“Kam preferuar të hesht që të mos jem një nga atentatorët e asgjësimit të PD se më vjen keq të jem pjesë në funeralin e saj. Shoh triumf egoizmi e interesash personale. Qeveria është e kënaqur me opozitën që ka. Më 14 maj ishte një goditje katastrofike për PD, ishte e parashikueshme, nuk ishte e vështirë të bëje kasandrën por druaj se e keqja ende s’ka ardhur”, tha Gjekmarkaj.

Për analistin Lorenc Vangjeli, Sali Berisha dhe Lulzim Basha janë në të njëjtin nivel. Ata e dinë se përçarjen e PD e sollën të dy bashkë dhe pengojnë çdo lloj prurje të re që mund të kthehet në alternativë.

“I njëjti veprim në mënyrë absolute mund të gjykohet në mënyrë të ndryshme. Nëse kjo që po bën sot Basha, të kishte ndodhur më parë do të bënte sens. Një politikan është edhe luftëtar e do të ndeshet për bindjet e tij. 6 javë më pas kur Basha mori atë që priste, disfatën e Berishës, rikthehet në një situatë që e bën të duket si një krijesë post mortum, ia trajton veprimet me dyshim dhe e gjykon me skepticizëm e cinizëm. Është i gabuar në kohë e vend pavarësisht se aksionit të tij i mungon përmasa morale dhe sakrifica.

Doktori nuk bëri atë që premtoi, ta çlirojë nga kthetrat e Ramës sikundër premtonte dhe ta kthente në alternativë qeverisëse. Për simetri edhe Basha është në të njëjtin nivel. Të dy së bashku e dinë që janë shkaku themelor i ndarjes. 2 pika që pengojnë çdo lloj prurje të re në PD dhe në një mënyrë ose tjetër krijohet një lloj sinergjie e çuditshme. Berisha me Bashën janë punëtorët më të zellshëm që ia ngrenë më lart piedestalin Ramës”, tha Vangjeli.

Deputeti Gjekmarkaj bëri një koment edhe për Ilir Metën duke thënë se është më i fituari nga koalicioni me Sali Berishën pasi fitoi këshilltarët.

“Në këto zgjedhje, i vetmi që s’ka humbur brenda opozitës është Ilir Meta dhe i ka bërë të gjitha me shpenzimet e PD. Mori maksimumin e asaj që mund të merrte, numër të caktuar këshilltarësh dhe mund të shërbejë se opozita ka nevojë për të gjithë, edhe për Metën por jo ta ketë logo kryesore se është konsumuar në histori. Shpesh herë e kemi parë të jetë armik, pastaj të bëhet bashkëqeverisës me Metën”, tha Gjekmarkaj.

Në përfundim, u shpreh se numrat e njerëzve që mbështesin Berishën janë të pamjaftueshëm për të bërë rikonceptimin e opozitës.

A.M./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Dita Ndërkombëtare e Librit, Meta ndan foto duke lexuar: Rilindja ka orientuar të rinjtë drejt kafeneve, ka zbrazur bibliotekat

Dita Ndërkombëtare e Librit, Meta ndan foto duke lexuar: Rilindja ka orientuar të rinjtë drejt kafeneve, ka zbrazur bibliotekat