'Ilaçin' e stresit dhe ankthit e gjeni këtu! Ylli Merja prezanton bimët magjike

Stresi dhe ankthi janë dy ndjesi të zakonshme në ditët e sotme për shkak të shumë arsyeve, përfshirë ngjarjet globale, ngjarjet personale, dhe shpejtësia e jetës moderne. Të gjithë përjetojnë stres në momente të ndryshme të jetës së tyre. Por kur është stresi një problem që kërkon vëmendjen tonë? Çfarë simptomash duhet të kenë kujdes njerëzit dhe cilat janë ndikimet shëndetësore të stresit afatgjatë si dhe ankthit? A ka disa mënyra për t’a menaxhuar atë? Si mund të ulim nivelet e kortizolit, hormonit të stresit? Në studion e “Rreze Dielli” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja ndajmë disa këshilla shumë efikase për shëndetin e trurit si dhe cilët janë bimët mjekësore më të mira që luftojnë stresin dhe ankthin.              

Shkaktarët e stresit dhe ankthit sipas Ylli Merja janë: ngacmues të shumtë të jashtëm: zhurma, stresi në qarkullim, lodhja në punë; sjellja në shoqëri; çrregullimet në çervikale; çrregullime në tretje dhe jashtëqitje.

“Këta ngacmues që shqetësojnë sistemin nervor qendror apo periferik bëhen më pas dominuese dhe arrijnë që sistemi nervor dhe endokrin të mos punojnë qetësisht e normalisht, por të punojë i shqetësuar, i mërzitur, i stresuar. Që të gjitha këto ngarkesa sjellin një lodhje dhe manifestohen në ankth, largim nga vetvetja e njëkohësisht edhe organizmi fillon të mbartë këto ngarkesa emocionale. Ekziston një vijë e hollë ndarëse midis ankthit dhe stresit. Ankthi është si "flakë" në këmbë që po të keni kurajë e ktheni në forcë për të përballuar rrezikun. "Busulla morale" në trurin tonë dhe qendra e amigdalës në zonën cerebrale rigjeneron veprimtarinë nëse kuptojmë shkakun kryesor që çoi në nxitjen e ankthit” thekson Merja.

Po cilat janë disa nga simptomat e stresit dhe të ankthit? Simptomat e stresit përfshijnë: rrahje të shpejta të zemrës, frymëmarrje e shpejtë mbi 28-30 frymëmarrje në minutë, dhimbje muskujsh, çrregullime në tretje dhe jashtëqitje, marramendje, lodhje muskujsh dhe trupi, pa lumturi. Këto çrregullime janë afatshkurtër, thotë Merja, ndërsa ankthi është përgjigjia e brendshme karshi stresit dhe funksioneve fiziologjike të tyre. Disa nga simptomat e ankthit janë: shqetësim i tepërt për diçka të zakonshme, përsëritja e disa veprimeve me gishta e duar, dridhje duarsh, pafuqi, djersitje, shtrëngim kraharori, vështirësi në frymëmarrje, paaftësi për të përfunduar një detyrë, pasiguri në vetvete, dyshim në vetvete, reagime ndaj zhurmave, rritje e tensionit, çrregullim paniku, fobi, frikë nga ambjentet sociale.

Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja, na tregon bimët më të mira që ndihmojnë që ankthi të kthehet në forcë

- Lulet e Manjolës dhe jamballi ulin kortizolin e tepërt në gjak

- Lulja e basanit qetëson sistemin nervor

- Bari i bletës qetëson sistemin nervor dhe jep gjumë të qetë

- Lulja e livandos qetëson sistemin nervor, relakson trurin, rrit qartësinë mendore

- Harmonia nxit veprimtarinë e trurit, lufton ngathtësinë nervore

- Borziloku, boronica, aronia, forcojnë kujtesën, mprehin veprimtarinë e trurit

- Shafrani "floriri i kuq" lufton ankthin dhe stresin

Gjithashtu Merja rekomandon dhe trajtimin me vajrat bimore për të "korrur" përfitimet shëndetësore

- Vaj për qetësinë e sistemit nervor: Në 30 ml vaj basani shtoni vaj sherebele 6 pika, vaj livando 4-5 pika, vaj valeriane 4 pika, vaj bar blete 4 pika. Pini 2 × 1 lugë çaji në ditë pas buke

- Vaj për normalizim të frymëmarrjes: Në 30-40 ml vaj basani shtoni esencë ekualipsi 5 pika, esencë livando 5 pika, vaj mente 5 pika, vaj kanelle 4 pika dhe esencë limoni. Pihen 2-3 lugë kafeje në ditë pas buke

- Vaj për nxitjen e veprimtarisë së trurit: Në 30-40 ml vaj basani shtoni esencë rozmarine 5-6 pika, esencë borziloku 5 pika, esencë mente 5 pika. Pini 2 x 1 lugë çaji në ditë

- Vaj që shndërron serotoninën në melatoninë: Në 50 ml vaj basani shtoni vaj portokalli 6 pika, vaj bar blete 5 pika, livando 6 pika, borzilok 5 pika, ekualips 5 pika. E përshtat trupin për të vepruar sipas sistemit cirkardian. Pini 2 x 1 lugë çaji në ditë pas buke. Rregullon humorin dhe gjumin.

Në mbylje të bisedës Merja sugjeron mëngjesin ideal më të shëndetshëm për trurin me kos, muesli, boronicë dhe shafran. Ndërsa për një gjumë të qetë rekomanandoi një çaj me 200 ml qumësht, 1 lugë bar blete dhe 1 lugë çaji valerjanë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:19
Ju del gjumi natën? Vuani nga pagjumësia? / Ja çfarë duhet të pini sipas Ylli Merja...

Në vijim të bisedës mbi stresin dhe ankthin në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli”, specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja u ndal dhe në problemin e pagjumësisë. Ju del gjumi natën, keni vështirësi dhe pagjumësi, apo nuk bëni një gjumë të qetë? Zgjidhja është shumë e thjeshtë, shprehet Merja, natyra na ka falur bimë të mrekullueshme.

“Le të themi një çaj të një bime që vërtetë sikur të rrëmben në botën e saj dhe të thotë futu nëpër labirintet e mia se do të flesh i qetë, është çaji i livandos. Ky çaj bën një çlodhje, një rifreksim të trurit që në ditën e nesërme të jetë aktiv dhe jo i mbingarkuar nga lodhja. Gjithashtu bari i bletës është një tjetër qetësues nervor, bën që sistemi nervor të amortizojë goditjet që merr nga stresi i ditës dhe ndihmon drejtpërsëdrejti duke përmirësuar funksionin e mëlçisë, ndihmon në largimin e toksinave dhe gazrave nga zorrët, normalizon tretjen dhe jashtëqitjen dhe ushqen shumë mirë sistemin tonë nervor qëndror” thekson Merja.

Një tjetër qetësues dhe ilaç natyral për gjumin i përdorur për shekuj me rradhë është kamomili. Gjithashtu bliri i kuq i shoqëruar me valerjanën kur duam të bëjmë një gjumë të qetë. Valerjana përmirëson cilësinë e gjumit në mënyrë të pabesueshme, bëjmë një gjumë të thellë dhe shumë të qetë.  

“Në trupin tonë veprojnë hormone të cilat na bëjnë që ne të reagojmë në një shkallë më sipërore ose më të ulët karshi ngacmuesve të jashtëm. Kemi dy lloje hormonesh, njëra është serotonina dhe tjetra është melatonina. Gjatë ditës serotonina nëse do të prodhohet me shumicë nga transmetimet nervore të shpejta karshi ambjentit apo mjedisit ku jetojmë, do të na kthehet në një element të dëmshëm për trupin, në vend që të na japë një harmoni, kënaqësi apo gëzim krijon një çrregullim tjetër në sistemin e tretjes dhe kryesisht në zorrën e trashë. Ndërsa melatonina është një hormon që prodhohet në sistemin nervor, fiket prodhimi i  saj gjatë ditës, bllokohet si të thuash, dhe pasi dielli fillon të perëndojë rreth pasdites, qelizat nervore bëhen gati për prodhimin e melatoninës, e cila vjen duke u shtuar pas orës 21:00-23:00 dhe gradualisht vatrat e trurit fillojnë të ‘fiken’. Për të balancuar këtë melatoninë tek njerëzit që vuajnë nga pagjumësia valerjana është e mrekullueshme. Mund të shoqërohet me barin e bletës, me borzilokun apo livandon” thekson Ylli Merja.

Mirë është që secilën nga këto bimë që na ndodhen në shtëpi t’i pijmë si çaj me pak qumësht, pasi qumështi, shprehet Merja, përmban shumë mikroelemente si kalcium, magnez që na ushqejnë sistemin nervor, gjithashtu përmban pak acid malik që ndihmon në mirëfunksionimin e mëlçisë, qetësohet sistemi i tretjes dhe njeriu dashur pa dashur do të bëjë një gjumë shumë të qetë.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë