TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për herë të parë qëndroi jashtë kafazit të qelqtë gjatë një seance në Apelin e GJKKO-së. Ish-presidenti ka kundërshtuar pezullimin e afateve të paraburgimet.

Gjatë seancës, parashtroi edhe kërkesën për të dalë nga kafazi, që u pranua nga gjyqtarja Saida Dollani me vendim të ndërmjetëm. Vendimi vlejti vetëm për këtë seancës, gjatë së cilës Meta qëndroi krah avokatit Bujar Musta.

Ndërkohë, seanca për masën e sigurisë ndaj Ilir Metës në Shkallën e Parë të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u shty për ditën e nesërme.

Ilir Meta ndodhet në burg prej datës 21 tetor 2024, kur u arrestua me urdhër të SPAK-ut. Ai po mbahet në paraburgim në pritje të përfundimit të procesit gjyqësor lidhur me akuzat për korrupsion dhe pastrim parash.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë