Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elizabeta Imeraj, ka deklaruar se ka arritur në 31 numri i të arrestuarve për sa i përket drejtuesve dhe zyrtarëve që kanë abuzuar me ndërtimet pa laje dhe që për pasojë sollën humbjet në jetë njerëzish pas tërmetit që goditi Shqipërinë më 26 nëntor.
Sipas Imerajt janë 25 institucione të dëmtuara në Qarkun e Tiranës, ndërsa 134 janë pallate ndërsa shtëpi private janë mbi 200 që janë shpallur të pa banueshme dhe ku do të kryhen hetimet.
"Janë evidentuar 25 institucione, 134 pallate dhe 200 banesa të dëmtuara në Qarkun e Tiranës nga tërmeti i 26 nëntorit. Është arritur në konkluzionin se janë evidentuar dhe identifikuar autorët, që u bënë shkak e pasojë për arrestimet e djeshme, numri i të cilëve ka arritur në 31”, tha prokurorja Elisabeta Imeraj.
Imeraj ndër të tjera ka thënë se arrestimet janë bërë për ndërtesat që janë shpallur të pabanueshme dhe ku janë kryer hetimet, ndërsa paralajmëroi arrestime të reja pasi sipas saj hetimet do të vijojnë në çdo objekt të dëmtuar.
Sipas Imerajt në dokumentet e siguruar nga hetimet është vërejtur se nga këta persona të arrestuar, zyrtarë dhe ndërtues ka të dhëna fiktive ndryshe nga ata që janë deklaruar në të vërtetë. Kështu ndërtuesit kanë ndryshuar projektimet. Ndaj sipas Imerajt është edhe vepra për 'falsifikim detyre', dhe së fundi edhe ajo e 'ndërtimit të paligjshëm'.
Ndër të tjera Imeraj është shprehur se hetimi do të vijojë edhe në ndërtesat brenda Tiranës që janë konstatuar të pabanueshme.
"Prokuroria ka hetuar në drejtim të identifikimit të autorëve me detyra përkatëse në institucionet shtetërorë që kanë pasur detyrë të dorëzojnë informacionet, për kolaudim ndërtesash, apo të bëjnë një kontroll të atyre për të cilat kanë dhënë lejet e ndërtimit. Është marrë në konsideratë dokumentacioni i çdo banese që është shpallur e pabanueshme, për të parë nëse veprimet kanë qenë në përputhje me ligjin apo jo. Ndaj është ngritur akuza për shpërdorim detyre. Nga dokumentacioni janë zbuluar edhe elementë ku janë pasqyruar të dhëna fiktive të ndryshme nga ato të pasqyruara në realitet. Ndaj është edhe vepra për falsifikim detyre, dhe së fundi edhe ajo e ndërtimit të paligjshëm. Po hetohen në mënyrë të plotë të gjitha objektet që me akt konstatimi janë nxjerrë të pabanueshme. Janë të shumta në numër, por gjej rastin të falenderoj kolegët për impenjimin e tyre. Konkludimi i hetimeve është bërë për një pjesë të tyre. Falenderoj Policinë e Shtetit dhe institucionet e tjera që kanë ndihmuar në këtë hetim të nisur nga nëntori. Jemi në vijim të procesit për zona të tjera që nuk përfshijnë vetëm Vorë, Kashar, Farkë, por ka një shtrirje për të gjitha ndërtesat në Tiranë që janë konstatuar të pabanueshme", tha Imeraj.
Lajmi kryesor: