Tiranë- Gjjykata e Posaçme e Apelit ndryshoi sot vendimin për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka në lidhje me inceneratorin e Elbasanit duke e shpallur fajtor edhe për akuzën e shpërdorimit të detyrës siç kishte kërkuar SPAK dhe rritur me 1 vit burg dënimin.
Në përfundim Ish-ministri Lefter Koka u shpall fajtor dhe u dënua me 10 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi konvertohet në 6 vite e 8 muaj burg. Në Shkallën e Parë, u dënua me 8.6 vite burg, por me gjykim te shkurtuar Koka përfundimisht do të kryente 5 vite e 6 muaj burg.
Edhe për Alqi Bllakon ka ndryshim vendimi. “Apeli” i Posaçëm e shpalli fajtor për shpërdorim detyre duke e dënuar me 4 vite burg, akuzë për të cilën GJJKO e shpalli të pafajshëm. Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i konvertohet në 2 vite e 8 muaj burgim.
Për 7 të akuzuarit e tjerë biznesmenët Klodian Zoto dhe Stela Gugallja, në kërkim, dhe Pëllumb Abeshin, Jonida Zeqon, Bardhyl Çabirin e Serafin Papën nuk pati ndryshim të vendimit duke qëndrura në fuqi ai i Shkallës së që u dha më 5 Tetor të vitit 2023.
SPAK në muajin Prill, ankimoi vendimin e GJKKO-së duke kërkuar shtimin e akuzës 'shpërdorim detyre' për të dy, si dhe prishjen e pafajësisë së shkallës së parë për Bllakon. Ndërkohë Bllako sot u njoftua se u mor i pandehur edhe për Inceneratorin e Tiranës.
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, përbëhej me trup gjykues nga gjyqtarët Iliriana Olldashi si kryesuese, Saida Dollani dhe Engert Pëllumbi si anëtarë.
Gjithashtu Apeli la në fuqi edhe sekuestrot e vendosura disa pronave të të pandehurve, duke i kaluar pasuritë në konfiskim, përfshi edhe shoqëritë e ndjekura penalisht. Ish-ministri i mjedisit Lefter Koka dhe ish-sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako zgjodhën të mos merrnin pjesë në seancën e shpalljes së vendimit
Vendimi ka lidhje me çështjen e regjistruar me nr. 35 akti, datë 16 Maj 2024, i bazuar mbi ankimin e SPAK-ut.
Lefter Koka, ish ministri i Mjedisit - GJKKO e dënoi me 8.6 vite burg, me gjykim te shkurtuar, 5.8 vite (i ra akuza e shpërdorimit) - Apeli e bëri 10 vite burg. Fajtor dhe për shpërdorim detyre. Me gjykim të shkurtuar do të vuajë 6,8 vite burg
Klodian Zoto, administrator i firmës koncensionare -
GJKKO e dënoi me 10 vite burg, gjykim i shkurtuar 6.8 vite (i shpallur në kërkim) - Apeli e la në fuqi
Mirel Mërtiti, pronari i Albteckenergy, (në kërkim) - GJKKO e dënoi me10 me vite. Me gjykim të shkurtuar do të vuajë 6.8 vite burg - Apeli e la në fuqi
Stela Gugallja, bashkëjetuesja e Mirel Mërtirit (në kërkim) - GJKKO e dënoi me 7 vite.Me gjykim të shkurtuar do të vuajë 4.8 vite burg- Apeli e la në fuqi
Alqi Bllako, ish deputeti i PS-së - GJKKO e shpalli të pafajshëm - Apeli e shpalli të fajshëm e dënoi me 4 vite burg. Me gjykim të shkurtuar do të vuajë 2 vite e 8 muaj burgim
Pëllumb Abeshi, ish drejtori i Politikave në ministrinë e Mjedisit - GJKKO e dënoi me 4 vjet. Me gjykim të shkurtuar do të vuajë 2.8 vite - Apeli e la në fuqi
Bardhyl Cabiri, ish-anëtari i Komisionit për dhënien e koncensionit nga Bashkia e Elbasanit - GJKKO e dënoi me 2 vjet burg - Apeli e la në fuqi
Jonida Zeqo, ish zyrtare - GJKKO e dënoi me 4 vjet burg, Me gjykim të shkurtuar do të vuajë 2.8 vite burg - Apeli e la në fuqi
Serafin Papa,GJKKO e dënoi me 1.4 vite burg - Apeli e la në fuqi
(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)
A.Q/E.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7453
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pas 7 refuzimesh, Berisha s'heq dorë! Këmbëngul për liri në Gjykatën e Lartë
23 Nëntor, 15:41
-
Dumani ‘indiferent’, Blushi e sulmon sërish: SPAK po i garanton imunitetin qeverisë e bandave! Arrestimi i Metës banditesk
23 Nëntor, 14:43
-
Disa përfundime pas intervistës së Altin Dumanit
23 Nëntor, 12:07
-
Avokatët e dosjes 'Metamorfoza' reagojnë pas intervistës së Altin Dumanit: Sqarim lidhur me vlefshmërinë e të dhënave të SkyECC
23 Nëntor, 12:05
-
Fisniku Dumani
23 Nëntor, 12:03
-
Dumani me 3 apartamente? Kreu i SPAK i përgjigjet Berishës: Kurrë në jetën time s’kam pranuar jo ryshfet, por as dhuratë mbi 100 dollarë
22 Nëntor, 21:48
-
Altin Dumani: Indiferent ndaj sulmeve të politikanëve, SPAK s'mban grafikë ndaj kujt ushtron ndjekje penale! Rëndësi kanë provat, jo emri! Në Sky gjetëm lidhjet e krimit me politikanë e zyrtarë
22 Nëntor, 21:22
-
Ylli Pata: Pse shpërtheu bomba në PD pas vendimit të Kushtetueses
22 Nëntor, 17:58
-
Apeli i Posaçëm shpall vendimin për Bandën e Cërrikut! Tre anëtarë dënohen me burgim të përjetshëm
21 Nëntor, 19:42
-
Dosja 'Partizani'/ Gjykata Kushtetuese rrëzon Berishën dhe legjitimon SPAK: 'Për detyrimin me paraqitje' nuk nevojitej autorizimi i Kuvendit! 'Ndalimi jashtë shtetit' i panevojshëm! Masa 'arrest shtëpiak' shqyrtohet në seancë tjetër (VENDIMI)
21 Nëntor, 19:10
-
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-kryebashkiakut të Himarës, mbetet në fuqi vendimi i Apelit për sekuestron e apartamentit të Jorgo Goros
21 Nëntor, 16:22
-
Tiranë/ Shtyhet seanca në GJKKO për Vangjush Dakon, shkak mungesa e avokatëve! Pritej që mbrojtja të jepte konkluzionet
21 Nëntor, 15:06
Ky gjykimi i shkurtuar per çfare eshte kur asnjeri nga ata se ka pranuar fajin ?! A mund te ma spjegoje njeri ?
PërgjigjuKëtij Bllakos vetëm për emrin duhet t'i rritet dënimi...
PërgjigjuEmër dhe surrat skuthi...
Cfare ka emri?
Lajm i mire. Po pasurite kur do ju konfiskohen?
Përgjigju