Incidenti në Kuvend/ PD vijon strategjinë e dhunës, kalon në agresion fizik

Incidenti në Kuvend/ PD vijon strategjinë e dhunës, kalon në agresion fizik

Dhuna e ushtruar ndaj kryebashkiakut Veliaj në Komisionin e Medias

Partia Demokratike, subjekti politik më i madh në opozitë, vijon zbatimin e strategjisë së dhunës fizike, konfrontimit, agresionit, kaosit dhe polarizimit të skajshëm, si kolonën kryesore të aksionit të saj politik.

Në prag të vendimit për çeljen e negociatave dhe më pak se një vit para sfidës së zgjedhjeve lokale, partia kryesore në opozitë, ka përshkallëzuar aktet dhunës në jetën parlamentare, duke i dhënë tashmë Kuvendit natyrën e një arene, ku dominon forca e gjymtyrëve dhe jo faja. Kalimi i opozitës nga dhuna verbale në atë fizike ka startuar që në seancën e zgjedhjes së kryeprokurores së përkohshme, Arta Markut, mes tymit dhe flakëve, në fund të viti të kaluar.

Që nga dhjetori i 2017, përplasjet dhe agresioni fizik kanë shënjuar dhe udhëhequr aksionin politik të Partisë Demokratike, duke e kthyer këtë forcë politike në kohët e zeza të pushtetit të parë të Sali Berishës. Në këtë kuadër, ideja dhe tentativa e sulmit të djeshëm fizik mbi kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, në Komisionin Parlamentar të Medias, është pjesë e kësaj strategjie, e cila frymëzohet dhe mbështetet publikisht nga kryetari i PD, Lulzim Basha dhe paraardhësi i tij, Sali Berisha. Teksa, kryebashkiaku i Tiranës, në mënyrë paqësore dhe qytetare, u paraqit dje në komision, pas ftesës së 11 ligjvënësve, për të diskutuar për çështje e Teatrit Kombëtar, dy deputetë të PD, Flamur Noka dhe Ervin Salianji, tentuan ta sulmonin fizikisht.

Tentativa u mbështet njëkohësisht në distancë nga Lulzim Basha dhe Sali Berisha. Pikërisht për shkak të agresionit fizik të opozitës, shumica anuloi edhe seancën e fundit plenare. Seanca paraardhëse u shoqëruar gjithashtu me konfrontime dhe me pushtimin e foltores së Kuvendit. Aktet e dhunës kanë karakterizuar edhe seancën e 12 prillit. Për dy orë me radhë, deputetët e opozitës hodhën qese me miell, vezë dhe sende të forta drejt kryeministrit Edi Rama, kryeparlamentarit Gramoz Ruçit dhe ministrave të kabinetit qeveritar.

Dhuna jashtë Kuvendit

Aktet e dhunës të demostruara nga Partia Demokratike janë gërshetuar brenda dhe jashtë Parlamentit. Partia Demokratike mori mbrojti dhe ktheu në kauzë dhunën gjatë protestës kundër heqjes së tarifës për kalimin në Rrugën e Kombit, ku dogjën dhe u shkatërruan sportelet e kompanisë.

Një tjetër akt dhune, pjesë e të cilit u bë edhe një ish-deputet i PD, u shënuar edhe në Varrezat e Dëshmorëve, në 5 Maj të këtij viti, ku dhunuan disa pleq, nostalgjikë të ish-diktatorit Enver Hoxha. Në 26 Maj, Partia Demokratike prishi traditën e protestave paqësore nën drejtimin e Lulzim Bashës. Një grup protestuesish të Partisë Demokratike u konfrontuan me kordonin policor për të hyrë në Ministrinë e Brendshme. Gjatë përleshjeve mbetet të plagosur 9 policë dhe disa protestues.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Komunist Berisha: 21/06/2018 00:14

    Na bajm shtet.Me trima te cartun si Famuri Salianji Balliu Strazimiri na kallim ket vend e kena me sundue sa te ket jetm

    Përgjigju
  • selma: 20/06/2018 09:50

    ju media politike harroni dhunen financiare qe po na ben subjekti PS. ka varferu gjith popullin. armik i bizneseve dhe i qytetareve.

    Përgjigju
  • Enea: 20/06/2018 09:50

    Me keta kafshe do vini ne pushtet,keta jane me keq se Babalja,tju vije turp PD-LSI si jeni katandisur.

    Përgjigju
  • Donela: 20/06/2018 09:40

    PD-ja nje Parti fashiste qe duhet te nxirret e paligjshme,nje parti e dhunshme,parti rrugace me deputete rrugace,nje bande gangsteresh.

    Përgjigju
  • Polici: 20/06/2018 07:59

    Kafsha veç dhun do,keto kafshe doje pushtet,a bohet shtet me Nul Noken,me Salijan k***en dhe qunin e spiunit Balliu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Çna tregoi Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Çna tregoi Altin Dumani?