Indeksi i Konkurrueshmërisë së Talenteve, Shqipëria në vendin e 73, shumë dobët me njohuritë globale

Indeksi i Konkurrueshmërisë së Talenteve, Shqipëria në vendin e 73, shumë dobët me njohuritë globale

Zvicra dhe Singapori kryesuan një sondazh global mbi tërheqjen, rritjen dhe ruajtjen e talenteve, duke reflektuar nivelin e lartë të burimeve që i ndihmuan ata të përballojnë pandeminë, si dhe aftësitë në teknologjitë e përparuara.

Shtetet e Bashkuara, Danimarka dhe Suedia ishin shtetet e tjera ndër pesë vendet e para në Indeksin Global të Konkurrueshmërisë së Talenteve, e publikuar nga shkolla franceze e biznesit INSEAD dhe Instituti Portulans.

Lista e më të mirëve

Top 10 lista e 134 shteteve këtë vit, u mbizotërua nga shtetet europiane, e ndikuar shumë nga efektet e Covid-19 dhe mënyra si reaguan vendet ndaj pandemisë.

“Pavarësisht nëse i matim strategjitë e shteteve në tërheqjen e talentit, për nga pikëpamja e kufizimeve të udhëtimit apo nga rëndësia në rritje e takimeve virtuale, shtetet kanë reaguar në mënyra shumë të ndryshme, në varësi të mjedisit të tyre politik, ekonomik dhe ndonjëherë gjeografik,” shkruajnë autorët e raportit.

Rënia e Azisë

Në Azi, Hong Kongu doli nga lista e 10 qyteteve të para, për shkak të tensioneve të fundit politike dhe ndikimit të masave të ashpra për frenimin e përhapjes së Covid-19, në të gjithë rajonin. Singapori, i cili po rihap ekonominë pasi minimizoi me sukses pandeminë, ra katër vende në listë, duke u renditur i shtati.

“Trazirat e kohëve të fundit në Hong Kong, si dhe masat e rrepta të bllokimit në të gjithë Azinë, kanë penguar aftësinë e këtyre qyteteve për të tërhequr talente,” tha Bruno Lanvin, një bashkëpunëtor në INSEAD dhe bashkëautor i raportit.

Strategjitë e kujdesshme të Azisë për kontrollin e virusit mund të jenë në avantazhin e saj pasi njerëzit e shohin rajonin si një vend më të sigurt për të jetuar dhe për të punuar, tha Lanvin. Kjo do të ishte një tjetër pikë e fortë për Singaporin dhe Hong Kongun, përveç përparësive të tjera si sistemet e zhvilluara arsimore dhe teknologjia e përparuar.

“Unë ende jam i bindur se rajoni Azi-Paqësor, në vitet në vijim do të mbetet një nxitës kryesor i rritjes globale”, tha Lanvin. “Dhe personat e talentuar do të dëshirojmë të punojnë atje.”

Shqipëria dhe vendet e rajonit

Shqipëria renditet në vendin e 73, duke u përmirësuar me tre vende nga viti pandemik, 2020. Pavarësisht kësaj vendi ynë është ndër të fundit në rajon, duke lënë pas vetëm Maqedoninë e Veriut, e cila gjendet në vendin e 79. Vendi fqinjë ka lëvizur pozitivisht me 10 vende (nga vendi i 89 në 2020).

Mali i Zi renditet në vendin e 49 (53 në 2020), ndërsa Serbia në vendin e 58 ( pa asnjë ndryshim).

Duke nisur nga indikatorët e ekzaminuar, Shqipëria paraqitet më dobët në njohuritë globale, në vendin e 103, duke u vlerësuar me vetëm14.41 pikë.

Për krijimin e mundësive është vlerësuar me 44.98 pikë, për atraktivitetin 49.58 pikë, ndërsa për aftësitë profesionale dhe teknike me 44.22 pikë./Monitor

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja