Indeksimi 4.1% i pensioneve/ Drejtori i ISSH: Detyrim ligjor, përfitojnë të gjithë! Por për të kompensuar nivelin e ulët përdoren bonuse

Qeveria ka miratuar indeksimin e pensioneve, e cila hyn në fuqi nga 1 tetori. 791 mijë pensionistë do të përfitojnë indeksimin 4.1% të pensionit.

I ftuar në ‘Studio Live’, drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado theksoi se nga ky indeksim përfitojnë të gjithë pensionistët, ndërsa shtoi se pensionet rurale dhe sociale janë ndër më të ulëtat në vend.

'Nga indeksimi përfitojnë të gjithë pensionistët. Pensionet sociale dhe rurale ndër më të ulëtat. Indeksimi i pensioneve është një detyrim ligjor.'

Më tej ai shpjegoi pse indeksimi është në nivelin 4.1% dhe jo më shumë

'Sepse kaq ka dalë, indeksi i çmimeve. Ka dhe një arsyetim tjetër. Ligjvënësi e ka ndarë, ta llogarisi INSTAT si i pavarur. E kollajshme nga pikëpamja administrative të rrisësh pensionet aq sa dëshiron. Është gjëja më e thjeshtë administrative. Por duhet të kemi parasysh se efektet financiare nuk janë vetëm për atë vit, por për 15 vitet e ardhshme. Kjo 4.1% është vetëm për 3 muaj.

Ndërkohë që efekti i indeksioni 4.1% më 1 tetor, për vitin tjetër e ka 51 milion euro. Për 2026 e ka 60 milion euro. Edhe sikur të kishim këtë vit 100 milion euro teprisë, efekti në 2025, do ishte 250 milion dhe për 5 apo 6 vjet, do kalonte 1 miliard euro. Ndaj dhe pensionet caktohen një herë dhe indeksohen dhe ka masa të tjera për të kompensuar nivelin e ulët. Ose përdoren bonuse. Në 2022 janë dhënë 6 bonuse, 3 bonuse në prill dhe maj, pastaj i vitit të ri 50 mijë lek, pastaj 80 mijë lekë. Për të shmangur efektet e çmimeve që u rritën në mënyrë drastike në Ukrainë. Ka masa si ti vish në ndihmë shtresave në nevojë.'

Sakaq, sqaroi se rritje të diferencuar pensionesh nuk ka, prandaj dhe indeksimi ka qenë i njëjtë për të gjithë.

'Nuk ka plan, për rritje të diferencuar pensionesh, mund të ketë dhënie bonuse të diferencuar. Është një eksperiment që është bërë në ISSH në 2002 u aplikua rritje e diferencuar e pensioneve. Në 4 apo 5 vjet u barazuan pensionet. U deshën 5 vendime qeverie për të eliminuar këtë problematikë.'

Ndërkohë, Hado theksoi se niveli i pensioneve që është i ulët, është produkt i pagave të ulëta në të kaluarën. Prandaj dhe kjo rritje e pagave sot mund të ndikoj në pensione më të larta në të ardhmen, pasi dhe kontributet që paguhen janë në nivele më të larta.

'Niveli i pensioneve nuk është në nivele të kënaqshme. Asnjëherë nuk kemi thënë që pensionet në përgjithësi janë të mjaftueshme. E dimë që niveli është ky që është. Por ama pensioni është produkt i pagave mbi të cilin ke paguar kontributet e sigurimeve shoqërore. E masim veten me pagat që kemi paguar sigurimet shoqërore. Pensionet janë pasojë e tregut të punës. Në një këndvështrim rritja e pagave është e keqe për pensionistët, rriten më shumë të ardhurat kontributive. Veç indeksimit, bëhen politika të tjera. Rritja e pagave, nuk është qëllim në vetvete, në fund të fundit pagimi i kontributit është premtim për të marrë pension në të ardhmen.'

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament