Indeksimi i pensioneve, minatorë dhe pensionistë protestojnë te Ministria e Ekonomisë: Rritje vetëm 11-24 Lekë në ditë, as sa për autobus!

Lëvizja Bashkë protestoi ditën e sotme te Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, në lidhje me indeksimin e ri të pensioneve nga qeveria dhe trajtimin e kësaj shtrese, duke e quajtur qesharak.

"11 lekë deri në 24 lekë në ditë, është rritja për shumicën dërrmuese të pensionistëve, të cilët ende sot marrin pensione shumë më të ulëta se Minimumi Jetik", ishte konstatimi nga lëvizja e kthyer në parti dhe që drejtohet nga Arlind Qori.

Prezent ishin edhe përfaqësues të pensionistëve dhe të minatorëve, që ende protestojnë për statusin e tyre.

"Qeveria për veten e saj i bëri rrogat mbi 3 milionë lekë, kurse për pensionistët hedh vetëm ndonjë qindarkë elektorale", tha një prej përfaqësuesve të kësaj kategorie në hyrje të godinës së ministrisë. Ai e cilësoi kryeministrin Edi Rama si “Sulltani i Surrelit që po u hedh nga një kockë nga mishrat që hanë ministrat e tij, të cilëve ua bëri rrogat mbi 3 mln lekë”.

“Ai tregoi se i urren pensionistët, po sillet si diktator, se ndryshe nga ne, për të burgosurit kriminelë shpenzon 900 euro”, theksoi përfaqësuesi.

Madje akuzuan edhe Bankën e Shqipërisë për falsifikim të indeksit të te viteve të fundit.

“Pensionet duhet të indeksoheshin me nga 10-12 përqind”, u shpreh përfaqësuesi, duke kujtuar edhe mungesën e përfitimeve nga shërbimet shëndetësore falas, si dhe shkallën e lartë të korrupsionit.

Kurse një nga përfaqësuesit e minatorëve vuri në dukje se indeksimi ishte qesharak.

“Na është bërë indeksimi i pensioneve me 24 lekë në ditë, kaq na bie masa e indeksimit të pensioneve që po na bën qeveria. Këto të meta i kemi nga të dy krahët e politikës 34-vjeçare. Ndaj i bën thirrje të gjithë popullit që të ndërrojë krahun, të ndërrojë gjellën, të ndërrojë lugën dhe kur të venë të kutia e votimit të mendohen mirë. Të shikojnë se cilët janë ata që drejtojnë këto parti. Nuk kam ardhur këtu te Lëvizja Bashkë për t’u bërë anëtar i partisë, por se shikoj një drejtësi dhe program. Ne shqiptarët shikojmë kush na jep një thes miell dhe garuzhde me groshë dhe shkojmë dhe i hedhim votën. Votën ta hedhim atje ku janë hallet e popullit”, tha ai.

Dhe më tej kujtoi se Lëvizja Bashkë është e vetmja që u kujtua për minatorët.

“Kam 32 vjet që protestoj për të drejtat e minatorëve dhe minimumin jetik, që e ka në programin e vetë vetmë kjo parti. Protestoj për statusin e minatorit, që na e kanë premtuar disa herë, edhe ky kryeministër aktual na i ka premtuar tre herë, e si ka dhënë asnjëherë. Ka dhënë vetëm një suplement 1 përqind, që ishte asgjë, në 13 vite 1400 lekë. Kjo qeveri është mashtruese, për të mbushur xhepat e tyre, duke vjedhur, për të bërë presion. Kjo është shtesa që na u bë, në ditë kaq lekë, unë s’hipi dot në autobus me këtë”, u shpreh minatori.

A.Q/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pensionist ne shqiperi: 21/09/2024 09:07

    Ka kaq kohe qe flitej gjoja ritje pensioni perfundimi 4perqint psse pushtetar talleni mos u risni deputetve 3mije euro cpo bejn ata 140 veta qe disa zen vendin aty e sflasin nji here marin honorare per dreka e darka per telefona e makina ndaj qevdritare mos u tallni me pensionistin kan punuar nji jete e marinnji pension qesharak reflekto o weveri boll me fjale e asgje tealitet

    Përgjigju
  • Kasem Gahinji: 21/09/2024 07:59

    Ne kete foto nuk shoh asnje pensionist.Vetem vajzat e djem te rinj,Mbase dhe te fakultetit te mjekesise.Sigurisht ,pa' dashje keni ngaterruar foton.

    Përgjigju
  • Iris: 21/09/2024 00:56

    /Emigrant/,duket qe nuk ke pare as hyrjen e nje galerie,jo me te punosh ne to.Gjyshi im kur emigroi,vetem nje dite,nje gjysem turni punoi ne galeri dhe kur dolen per pushim dreke, iku per te mos u kthyer me ne miniere,per te gjetur pune tjeter;babai im ishte ing.gjeolog,shkonte neper galeri,por nuk punonte cdo dite si keta minatore ne thellesite e tokes e megjithate urinonte gjak sa here futej nen toke.I permenda keta shembuj vetem per te treguar sa e rende eshte puna e minatorit,per te mos folur per normen qe u vihej per te plotesuar,apo rrezikun nga gazrat helmues,shperthimet,apo shembjet e galerise ku mund te varroseshin te gjalle.Tani ty zoteri te duket e tepert protesta e ketyre minatoreve dhe u thekson pensionin e trefishte qe marrin ne krahasim me te tjeret.Ate pension te trefishte ne krahasim me te tjeret,e kane te merrituar 100 % sepse kaq e veshtire eshte puna e minatorit,por edhe ai pension ne ekonomine e sotme nuk mjafton,nuk mjafton jo vetem per ushqime e pagesa te tjera,por per ilace duhen me shume se pensionistet e tjere.Nuk do te te doje te ishe ne vend te tyre e te kishe kartelat mjekesore te ketyre minatoreve qe u jane ekspozuar efekteve te te punuarit me nikelin,bakrin,qymyrin,azbestin,etj.Ne vend te komentosh per shpenzimet e kota qe ben shteti,si p.sh fotot satelitore me ngjyra 6 milion $ marre territorit shqiptar,ankohesh me perbuzje per protesten shume te drejte te minatoreve.Ju lutem,tregoni me respekt per keta njerez qe benin pune shume te veshtire qe shumica e perbuzte,ose e shmangte!

    Përgjigju
  • Timi: 20/09/2024 21:49

    Prit se skeni pa gje akoma

    Përgjigju
  • Emigranti: 20/09/2024 21:27

    Mir pensionistet e profesioneve te ndryshme kan te drejt qe protestojn per ngritje pensioni Po keta ish minator qe kan nga 25 deri 30 vjet qe marrin pension tre here me te lart se te tjetet ca mutin duan

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 21/09/2024 08:44

      O njerez duhet te kuptoni qe pensionet Varenna nga kontributi i personave qe punojne , keta persona qe nuk derdhin kontributet i bejne dem brezave te ardhshem per pensionet , qendroni me kembe ne toke jo me mendjen si te pasuroheni duke vjedhur .Eshte e natyrshme nje person qe ka mbaruar shkollen nuk duhet te kete pension te barbarie me nje person eq eshte pa shkolle .

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dënimi i Salianjit, çmenduritë e Flamur Nokës: Të bllokojmë aeroportin dhe portet! Mblidhet Kryesia, Berisha: Rama i shpalli luftë PD! Report Tv zbardh diskutimet

Dënimi i Salianjit, çmenduritë e Flamur Nokës: Të bllokojmë aeroportin dhe portet! Mblidhet Kryesia, Berisha: Rama i shpalli luftë PD! Report Tv zbardh diskutimet