Indi, rreth 22 mijë persona janë shpëtuar nga përmbytjet

Indi, rreth 22 mijë persona janë shpëtuar nga përmbytjet

Përmbytjet në Indi

Si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara nga shirat monsun, që goditën shtetin federal indian Keral, janë shpëtuar rreth 22.000 persona të bllokuar.

Mirëpo, reshjet e rrëmbyeshme shkaktuan daljen e lumenjve duke dëmtuar infrastrukturën rrugore, ndërsa banorët e Keral-it, me helikopterë dhe varka u shpëtuan nga mbrojtja civile, peshkatarët dhe ushtarët.

Njerëzve të prekur u janë siguruar ndihma në formë ushqimi dhe nevoja të tjera.

Sipas, kryeministrit të Kerala-s, Pinarayi Vijayan, tha se rreth 5.645 qendra pritëse kanë strehuar 725.000 njerëz.

Nga mediat lokale njoftohet se nga 8 gushti në Kerala si pasojë e reshjeve të rrëmbyeshme kanë humbur jetën rreth 240 persona dhe 370 që nga qershori, kur filloi sezoni i reshjeve monsune.

Veçse, në shtatë shtete indiane gjatë sezonit të monsunit këtë vit vdiqën më shumë se 1.000 njerëz.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë