Inertet 'mbulojnë' Rrugën e Kombit, hidhen nga mjetet që marrin zhavorr në lum, kthehen në burim aksidentesh

Inertet 'mbulojnë' Rrugën e Kombit, hidhen nga mjetet që marrin zhavorr në lum, kthehen në burim aksidentesh

 

3 persona mbeten të lënduar pas përplasjes së dy automjeteve në rrugën e Kombit. Aksidenti ndodhi pasditen e së enjtes, në afërsi të Rubikut, por fatmirësisht 3 personat morën lëndime te lehta. Shkak për aksidentin u bë pranie e zhavorrit dhe baltës në rrugë që derdhet nga mjetet e tonazhit të rëndë që marrin inerte në Lumin Fan. Kjo situatë është e vazhdueshme dhe prani inertesh ka në një gjatësi të konsiderueshme të këtij segmenti rrugor, duke u kthyer në burim aksidentesh. Mjetet e kompanive të ndryshme punojnë pa u shqetësuar nga askush, duke ndotur Rrugën e Kombit. Në këto kushte lëvizja e drejtuesve të automjeteve në këtë segment është mjaft e frikshme dhe e rrezikshme.


Lajmi kryesor:

Shfrytëzimi pa kriter i inerteve po shemb urën mbi lumin Fan, rrezik për jetët e banorëve! Kamionët në Rrugën e Kombit po shkaktojnë aksidente


K.T./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e Shqipërisë për Europianin, a jeni dakord me zgjedhjet e Sylvinhos?



×

Lajmi i fundit

Historike/ Olympiacos mund 1-0 Fiorentinën pas 120 minutave lojë dhe fiton trofeun e Conference League në Athinë! Italianët dy humbje radhazi në finale

Historike/ Olympiacos mund 1-0 Fiorentinën pas 120 minutave lojë dhe fiton trofeun e Conference League në Athinë! Italianët dy humbje radhazi në finale