Infektimi i mjekëve/ Boshllëk në Kodin Penal për ata që nuk tregojnë qëllimisht se janë prekur nga Covid-19, ndëshkim vetëm për mjekët dhe disinformuesit

Infektimi i mjekëve/ Boshllëk në Kodin Penal për ata që nuk tregojnë qëllimisht se janë prekur nga Covid-19, ndëshkim vetëm për mjekët dhe disinformuesit

TIRANË- Mbrojtja e mjekëve dhe infermierëve konsiderohet si jetike në luftën kundër koronavirusit. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar se dy mjekë të Sanatoriumit janë infektuar me Covid-19 nga një i afërmi i një pacienti i cili ishte shtruar në Sanatorium. I afërmi kishte mbajtur të fshehtë faktin se kishte qenë në Itali. Disa ditë më parë një tjetër mjek u prek në Durrës nga koronavirusi. Mjeku kishte patur kontakte me 73-vjeçaren, e cila ndërroi jetë. Ajo kishte shkuar në Bologna, dhe që të mos karantinohej është kthyer pas me bashkëshortin e saj. Me t'u kthyer është shtruar sërish në spitalin e Durrësit, por pa rrëfyer që ka qenë në Itali. As të afërmit e saj nuk kanë treguar.

Fshehja në mënyrë të qëllimshme e ardhjes nga zona të prekura nga Covid-19 ose refuzimi për t'u vetëkarantinuar pas marrjes në dijeni për prekjen nga virusi, mund të shkaktojë pasoja të rënda, duke rrezikuar jetën e personave të tjerë. Meqenëse Shqipëria po përjeton për herë të parë një situatë të tillë dhe gjendje shtetrrethimi, Kodi Penal nuk parashikon asnjë masë ndëshkimi për ata që fshehin ardhjen nga zonat e prekura si dhe për infektimin e personave të tjerë nga pakujdesia. Kodi Penal ka boshllëk edhe për refuzimin për t'u vetëkarantinim nga të infektuarit që janë konfirmuar nga analizat. Ky fenomen nuk ekziston si vepër penale. Nga ana tjetër, ligji penal, në nenin 96, parashikon ndëshkimin e mjekëve me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet për mjekim të pakujdesshëm. Në paragrafin e dytë të këtij neni, përmendet infektimi nga mjekimi i pakujdesshëm, që dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet. Por, këtu Kodi Penal i referohet vetëm infektimit me HIV/AIDS.

Gjithashtu, përbën krim disinformimi i ekipeve të urgjencës. Sipas nenit 127 të Kodi Penal, disinformimi me dashje i ekipeve të urgjencës për të prishur gatishmërinë e tyre, e bërë me çdo mjet lajmërimi e thirrjeje, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Në kushtet e mungesës së parashikimeve ezauruese ligjore dhe ndëshkimit për këtë fenomen, qeveria miratoi me shpejtësi një akt normativ, duke parashikuar ndëshkimin me 700 mijë lekë gjobë të për ata që fshehin ardhjen nga zona të prekura ose të infektuarit që nuk vetëkarantinohen. Mbetet për t'u parë nëse Kuvendi, pas tejkalimit të kësaj situate, do të bëjë ndryshe në Kodin Penal, duke reflektuar problamatikat e konstatuara gjatë gjendjes së 'shtetrrethimit'.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mila: 16/03/2020 21:31

    Nuk ka figura veprash penale te posaçme per perhapjen e epidemise siç ka kodi penal italian por infektimi me dashje qofte edhe indirekte mund te cilesohet Plagosje me dashje (e lehte apo e rende sipas shkalles se rendesise se simptomave te semundjes se shkaktuar tek subjekti pasiv) dhe nese i njejti pacient ka infektuar disa profesioniste te shendetit i vendoset edhe rrethane renduese. Mund te shikohet nese jemi ne kushtet e bashkepunimit nga ana e familjareve te personit qe infekton me dashje.

    Përgjigju
  • Shaban: 16/03/2020 15:07

    Fshehja e i formacionit per autoritetet publike/shteterore eshte si te fshehesh nje krim e te jesh bashkpuntor. Ata qe nuk tregojne historite e levizjeve dhe fshehin mundesine e te qenit te semure duke rrezikuar mjeket apo te tjeret, duhen derguar kampe perqendrimi dhe te vdesin si qeni pa asistence mjeksore.

    Përgjigju
    • Juri: 16/03/2020 21:06

      Shaban!Mbaje veten

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu