Sipas kalendarit të publikuar në portalin “Infermierë për Shqipërinë”, 1734 infermierë dhe profesionistë të shkencave mjekësore teknike do të testohen gjatë gjithë muajit Shtator.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ndoqi nga afër fazën e dytë të konkurimit.
“Me përfshirjen në ligj të portalit “Infermierë për Shqipërinë” kemi përmirësuar edhe mënyrën e testimit, për të përthithur në sistem më të mirët. Tashmë testimi është i informatizuar dhe rezultatet dalin në kohë reale, duke rritur maksimalisht transparencën”, tha Manastirliu.
Ministrja Manastirliu tha se portali hapet dy herë në vit për t’u dhënë mundësinë të gjithëve pwr të aplikuar për punë.
Që prej hapjes së portalit “Infermierë për Shqipërinë” janë 1580 infermierë, mami, teknikë të imazherisë e laboratorit dhe fizioterapistë të punësuar në qendrat shëndetësore dhe spitalet publike.
Lidhur me fenomenin e largimit tw infermierëve, Manastirliu tha se fluksi i lartë i aplikimeve tregon interes të shtuar për punësimin në sistemin publik.
“Aktualisht janë 1734 infermierë që po testohen vetëm në konkursin e Shtatorit, ndërkohë që janë në listë pritje 801 infermierë fitues për të patur një vend pune në sistemin publik. Ndërsa çdo vit licensohen rreth 2300 infermierë, pra nuk kemi një shqetësim të vazhdueshëm për infermierët”, - tha Manastirliu.
Në sistemin shëndetësor publik janë të punësuar rreth 13 mijë infermierë, ndërsa të licensuar janë mbi 22 mijë infermierë.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
41.9%
-
Jo
49.6%
-
Jam i/e dyzuar
8.6%
Vota total: 2365
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
NDRYSHIMET/ Ekipi i PS për 11 majin! Drejtuesit politikë do jenë në listat e sigurta
14 Janar, 16:05
-
Publikohen testet model të Maturës Shtetërore 2025, në ndihmë të maturantëve për përgatitjen e provimeve
7 Janar, 13:21
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor 2024, 11:59
-
TikTok do mbyllet për 1 vit në Shqipëri, Rama: Rrugaçëri, promovon dhunë e krim! Institut për fëmijët në konflikt me ligjin
21 Dhjetor 2024, 13:17
-
Kuvendi/ PS kalon ligjin, anulohen gjobat për ndërtime pa leje, dhe të AKU në fshat! Rrëzohet amendamenti i PD-së, s'falen faturat e prapambetura të ujit e dritave
19 Dhjetor 2024, 17:31
-
Fier/ Manastirliu takim me drejtuesit e shkollave: Pezullim deri në zbardhjen e ngjarjes të drejtuesve dhe oficerit të sigurisë të shkollës në Cakran
13 Dhjetor 2024, 19:37
-
Interpelanca për vrasjen e 14-vjeçarit/ Zhupa kërkon dorëheqjen e Manastirliut: Sistem i dështuar! Ministrja: Ke hallin e karrgies, s’të ndihmojmë dot
12 Dhjetor 2024, 11:08
-
Kuvend/ PS rrëzon me votë interpelancën me Ramën për 'Becchetin', e kërkoi PD! Spiropali: Eshtë shpifje! PDIU shpëton PS, votohen projektligjet
12 Dhjetor 2024, 07:50
-
'Vrasja e Martinit u përdor politikisht', Rama në Fier: Institut për fëmijët në krime! Brenda dhjetorit kamera në klasa! Kontroll për çdo gjë metalike
30 Nëntor 2024, 13:07
-
Fier/ Rama dhe Manastirliu me prindërit tek shkolla 'Janaq Kilica' për kufizimin e TikTok dhe Snapchat! Ministrja: Këto platforma sfidojnë mësuesit dhe ndikojnë tek shëndeti mendor
30 Nëntor 2024, 12:05
-
Vrasja e Martinit/ PD kërkon interpelancë me Manastirliun: Ngjarje e paralajmëruar, Paketa e Sigurisë propagandë
26 Nëntor 2024, 15:34
-
Protestë për vrasjen e Martinit para Ministrisë së Arsimit, kërkohet dorëheqja e ministres! I pranishëm babai e gjyshi i 14-vjeçarit: Drejtësi deri në fund
25 Nëntor 2024, 17:07