Ingrid Gjoni : Në super formë në koncerte

Ingrid Gjoni : Në super formë në koncerte
Ka sjellë në jetë pak muaj më parë djalin e saj të parë, Paridin dhe bukuroshja e skenës shqiptare i rikthehet përsëri karrierës së saj artistike si dhe koncerteve muzikore.
Brunja simpatike e skenës shqiptare, është fotografuar nga paparacët në një koncert në jug të vendit dhe duket në formë të mirë fizike.

Me një look krejt të veçantë dhe me repertorin e saj të pasur artistik, Gjoni ka ngritur në këmbë fansat e saj që janë të shumtë në numër. Një fund i shkurtër jeshil dhe një këmishë e gjatë shumëngjyrëshe vërtetojnë që bukuroshja, Ingrid Gjoni ka humbur kilet e shtatëzanisë dhe është rikthyer në formën duhur. Megjithatë duhet pranuar që Ingridi është cilësuar gjithnjë si një femër e kolme dhe jo shumë e dobët.

Edhe pas shtatëzanisë Ingridi i ka qëndruar besnike flokëve të zeza dhe tualetit të errët, që ajo përdor shpesh në klipet dhe koncertet e saj.

Përpos fotove ku ajo ka performuar në skenë, Ingridi është fotografuar edhe me një vogëlushe bukuroshe që mesa duket është një fanse e saj. Këngëtarja duket mjaft e kënaqur me vajzën dhe e ka përqafuar fort atë.

Duket se ky vit ka filluar mbarë për këngëtaren dhe aktoren, Ingrid Gjoni. Në prill ajo solli në jetë djalin e saj të parë Paridin, i cili ishte fryt i dashurisë 6 vjeçare me të partnerin e saj, Genti. Emrin e vogëlushit e ka vendosur i ati pasi ishte dëshira e tij që djali të quhej Parid. Ai mban emrin e një prijësi, ndaj dhe bukuroshi Parid do të jetë udhëheqësi i lumturisë familjare të çiftit.

Sukses mund të cilësohet edhe balada rrok e këngëtares “Harronim të dy”, të cilën Ingridi e kishte xhiruar gjatë muajve të shtatëzanisë. Por nuk mund të lemë pa përmendur as këngën “Mike dhe Rivale”, me kolegen dhe miken e saj të ngushtë Çiljeta Xhilaga, me të cilën u nderuan me çmimin e Produksionit gjatë spektaklit “Netët e Klipit”.

Tani që Ingridi i është rikthyer përsëri karrierës së saj, jemi të sigurt që këngëtarja do të sjellë të tjera projekte artistike për fansat e saj.

Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës