Inis Gjoni fiton gjyqin, Coco
Antonel merr atësinë e Arjanit

Inis Gjoni fiton gjyqin, Coco<br />Antonel merr atësinë e Arjanit
Show girl-i shqiptar, Inis Gjoni, fiton betejën ligjore me Zyrën e Gjendjes Civile të njësisë nr.7 me dy prindërit e të ndjerit Arjan Selimi (Andoni), të cilët janë paraqitur në gjykatë si palë e paditur. Kanë mjaftuar vetëm katër seanca gjyqësore që aktorja njëherësh edhe regjizore, Inis Gjoni të fitojë të drejtën për ta regjistruar vajzën e saj me emrin Coco Antonel Gjoni, në trungun familjar të familjes Andoni, ku bënte pjesë edhe Arjan Selimi. Ky i fundit është ekzekutuar vitin e kaluar, nga persona ende të paidentifikuar nga policia e kryeqytetit. Nuk dihet me saktësi nëse prindërit e Arjanit, Minella dhe Luçja Andoni kanë qënë dakort me këtë vendim, por duke qënë se në këtë proçes ata kanë qënë palë e paditur, ka shumë gjasa që ata të kenë refuzuar kërkesën e Inis Gjonit, për ta rregjistruar vajzën me mbiemrin e tyre në Zyrën e Gjendjes Civile.

Kjo pasi në të ardhmen do të sillte nga ana e show girl-it, një tjetër padi duke kërkuar marrjen e pasurisë së Arjan Selimit dhe kalimit të saj në emër të trashëgimtares së vetme të tij, vajzës me emrin Coco Antonel Gjoni, që pas vendimit të gjykatës tashmë merr mbiemrin Andoni. Vendimi për regjistrimin në gjendjen civile me këtë emër, është dhënë nga gjykata e Tiranës në 7 qershor të këtij viti nga gjyqtarja Vjosa Zaimi. Sipas vendimit të shkurtimit thuhet se: “Seanca gjyqësore filloi në orën 11:00. u paraqit pala padietëse ,nëpërmjet perfaqësuesit të saj me prokurë. U paraqit pala e paditur Minella Andoni dhe Luçjana Andoni, përfaqësuar në gjykim me prokurën e posaçme të shoqëruar me atopstile nr.94715-1-279406-263,nga Av. Elton Hysko me nr. 3040 license. Nuk u paraqit e paditura Zyra e Gjendjes Civile Nr.7, Tiranë Gjykata vendosi:-Pranimin e kërkesë padisë; - Vërtetimin e atësisë të fëmijës Coco Antonel Gjoni duke vërtetuar atësinë Armando Andoni. Detyrimin e Zyrës së Gjendjes Civile, Njësisë Bashkikake Nr.7,Tiranë të bëjë regjistrimin e atësisë së fëmijës duke marrë atësinë Armando Andonit dhe mbiemerin e atit (Andoni). Një kopje e këtij vendimi, pasi ai të ketë marrë formë të prerë, ti dërgohet Zyrës së Gjëndjes Civile, Nr.7, Tiranë për të bërë ndryshimet përkatëse.

Padia civile në gjykatën e Tiranës është bërë në 12 mars të këtij viti nga Inis Gjoni, e cila tashmë ka arritur ta regjistrojë vajzën e saj me mbiemrin e babait, Armando Andoni, që njihet ndryshe dhe me emrin Arjan Selimi. Këtë emër ai e ka marrë pas kërkimeve nga drejtësia amerikanë si i dyshuar për trafik droge, ndërkohë që me këtë emër ai është arrestuar në shqipëri gjatë një operacioni antidrogë të koduar “Kompas”. Për këtë çështje Arjan Selimi është dënuar nga gjykata, vendim i cili u prish nga Gjykata e Lartë. Pas këtij vendimi Selimi arriti të lirohet me masën arrest shtëpie, ndërkohë që në muajin shtator 2011 u ekzekutua me armë zjari poshtë pallatit të tij. Në dhjetor të vitit të kaluar, Inis Gjoni, solli në jetë vogëlushen e saj, Coco Antonel. Ajo lindi në spitalin privat “Hyqenia” përmes një operacioni. Bukuroshja, Coco Antonel ka një emër shumë të veçantë. Coco ka qenë personazhi i preferuar i Selimit në komedinë “Salla e Banjës”, të cilën regjisorja, Gjoni, e vuri në skenë në mars të vitit të kaluar, ndërsa Antonel, është gjinia femërore e emrit të babait të shoë-girl-it, të cilin Arjani e kishte taksur t’ia vinte fëmijës së tyre të parë. Inisin e kemi parë shpesh edhe teksa e shëtit vajzën e saj dhe të dyja janë shumë të bukura përkrahë njëra-tjetrës. Ajo që kemi vënë re edhe nga disa fotografi ekskluzive, që kemi publikuar pak kohë më parë në suplementin THASH&THEM, është se Inisi kujdeset shumë edhe për pamjen e bukuroshes, Coco Antonel.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën