TIRANË- Mbi 6.4 milionë shtetas të huaj kanë hyrë në vendin tonë në vitin 2019, duke pësuar një rritje të ndjeshme me 8.1% krahasuar me vitin 2018 kur ky numër ishte 5.9 milionë të huaj. Nga ana tjetër vitin që shkoi është rritur edhe numri i personave që kanë dalë nga vendi me 7.1% ose konkretisht shifra arriti në 5.6 milionë shtetas shqiptarë. Në këto të dhëna përfshihen të gjitha hyrje-daljet e një individi, pra nëse një shtetas hyn dhe del nga vendi 5 apo më shumë herë ai numërohet si 5 individë.
.Hyrjet e shtetasve të huaj më së shumti kanë pasur qëllim turizmin por një rritje me 138% kanë pësuar hyrjet e huaja me qëllim trajtimin shëndetësor.
Sipas INSTAT situata e krijuar pas tërmetit nuk ka ndikuar tek shtetasit e huaj dhe që kryesisht janë turistë, pasi vetëm në muajin dhjetor 2019 në vend kanë hyrë 288.708 shtetas të huaj duke pësuar një rritje me 2,9 % krahasuar me 2018, por vihet re një fakt tjetër se në këtë muaj më shumë shtetas të huaj kanë dalë nga vendi sesa kanë hyrë.
Ndërkohë ashtu siç edhe parashikohej në muajin dhjetor numri i qytetarëve shqiptarë që kanë dalë jashtë vendit arrin në 485 mijë, ndikuar edhe nga tërmeti dhe paniku që u shkaktua tek qytetarët pas lëkundjeve të nëntorit.
Kosova, Greqia dhe Maqedonia e Veriut janë shtetet me numrin më të lartë të qytetarëve të hyrë në vend në muajin dhjetor, ndërsa për periudhën vjetore Zvicra ka pasur rritjen më të madhe me 18,2 % ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Polonia me 13,9 %.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.7%
-
Keq
61.6%
-
Nuk e di
13.7%
Vota total: 1260
Lajme të tjera
-
Në 3 muaj 1.5 mln turistë të huaj vizituan Shqipërinë, 47% më shumë se vjet! Vijon zhvlerësimi i euros
25 Prill, 14:15
-
Biznesi i preferuar i shqiptarëve arrin 650 milionë euro, rritet sërish numri i kafeneve, rekord në Europë
22 Prill, 07:25
-
Më shumë të rinj të papunë, Pedagogu: Nuk studiohet nevoja e tregut! Rinia të mbështetet me grante
17 Prill, 16:52
-
Eksportet në krizë/ INSTAT: U tkurrën me mbi 22% në tremujorin e parë të vitit! Industria e tekstileve ‘në kthetrat’ e zhvlerësimit të euros
17 Prill, 14:51
-
Niveli më i ulët prej vitit 2021, inflacioni zbret në 2.3 %! INSTAT: Mallrat po shtrenjtohen, përveç karburantit
8 Prill, 16:51
-
Shqipëri - Itali firmosin memorandum bashkëpunimi: Komisioni i përbashkët doganor kundër kontrabandës dhe mashtrimit në tregtinë ndërkombëtare
4 Prill, 14:40
-
Ekonomia u rrit me 3.4% në vitin 2023! INSTAT: E rriti ndërtimi e pagat e shtetit! Bujqësia në krizë, bumi turistik nuk rriti konsumin
2 Prill, 14:53
-
Zaloshnja: 465 mijë 15-64 vjeçarë as punonin e as kërkonin punë në fund të 2023-shit, 26% më pak se në fund të 2021-shit
27 Mars, 16:38
-
Viti 2024 po thellon krizën e sektorit të manifakturës! Në janar dhe shkurt eksportet e tekstileve ranë 38 mln €
24 Mars, 20:49
-
Eksportet nuk ‘ngrenë kokë’, u ulën me 16% në muajin shkurt! INSTAT: Importet u rritën me 7.9% në muajin e kaluar
18 Mars, 17:11
-
Në muajin shkurt çmimet në vend u rritën me 2.8% aq sa në vendet e BE
18 Mars, 16:43
-
Administrata ofron shërbimet online dhe bën shumë pushime! Si ka ndryshuar numri i të punësuarve në shtet
15 Mars, 07:17