Numri i lindjeve vijon të tkurret ndjeshëm në vendin tonë, ku sipas të dhënave zyrtare të INSTAT për tremujorin e tretë 2023 janë regjistruar 6.070 lindje, duke shënuar një rënie me 7,4 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2022.
Rënien më të madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të tretë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022 e ka qarku i Kukësit me 30,8 % më pak. Ndërkohë qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 2.233 lindje.
Sa i takon vdekshmërisë në vend në tremujorin e tretë 2023, njëmbëdhjetë qarqe të vendit Gjirokastra, Kukësi, Berati, Dibra, Vlora Lezha ,Korça, Shkodra, Elbasani, Fieri e Durrësi shënuan ulje të numrit të vdekjeve, ndërsa qarku i Tiranës shënoi rritje me 1.320 vdekje, në krahasim me tremujorin e tretë 2022.
Qarku me numrin të ulët të vdekjeve është Kukësi me 120 vdekje.
Uljen më të madhe në përqindje të vdekjeve gjatë tremujorit të tretë 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022 e zë qarku i Gjirokastrës me rënie prej 22,0 %.
SI.E./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?
-
Po
26.3%
-
Jo
65.7%
-
Nuk e di
7.9%
Vota total: 3658
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Policia e Dibrës identifikon autorin e tritolvënies së ndodhur 6 vite më parë, e shpall në kërkim
24 Korrik, 11:46
-
Mat/ I vuri zjarrin tokës, por u dogj dhe vetë! Ndërron jetë në spital i moshuari
23 Korrik, 12:20
-
Gjelbërimi i peizazheve baritore të Bjeshkëve të Topojanit në Kukës, destinacion i preferuar i turizmit malor
23 Korrik, 09:03
-
Performancë me çifteli për turistët në lumin e Shalës, 42-vjeçari krah të birit: Dua t’ia trashëgoj, vizitorët kënaqen me meloditë tradicionale (VIDEO)
21 Korrik, 12:26
-
Moti i pazakontë, reshje të dendura shiu në Bulqizë (VIDEO)
20 Korrik, 16:21
-
Kukës/ Fluks i lartë mjetesh në Morinë, në vetëm 12 orë në Shqipëri kanë hyrë 17 132 qytetarë
20 Korrik, 13:47
-
SPECIALE/ Blini i Gurit t’Lekës, Tajlanda shqiptare! Malet e larta, ujëra të kristaltë, trofta lumi, Zipline dhe legjendat që i zbulon në Luginën e Shalës
20 Korrik, 13:07
-
Kukës/ Ura e madhe mbi Drin, debate në këshillin bashkiak! I kërkohet ARRSH-së të mos bllokohet kalimi nga ura e vjetër, zgjatet 4 km rruga për banorët
19 Korrik, 22:48
-
Kinemaja shëtitëse nis me ‘Lulëkuqet mbi mure’, në Kukës! Do shfaqen filmat më të njohur shqiptarë
18 Korrik, 21:02
-
Bora Muzhaqi nga Dibra dhe Korça: Vijojmë konsultimet për Ligjin e Rinisë dhe Vullnetarizmit
16 Korrik, 11:17
-
3 vatra aktive zjarri, forcat zjarrfikëse 'në luftë' me flakët në Klos, Dibër dhe Përrenjas
15 Korrik, 21:19
-
Kukës/ Pas 25 vitesh emigrim rikthehet në atdhe me gruan çeke: Më pëlqen Shqipëria, natyra e ushqimet
14 Korrik, 18:21