Integrimi në BE/ Kryenegociatori Mazi: Reforma në drejtësi riktheu besimin e shqiptarëve! Manja: Përafrim legjislacionit me BE-në

Procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian është duke u diskutuar në një tryezë të nivelit të lartë që po zhvillohet sot në Tiranë në Tiranë. Në takim me pjesëmarrjen e krerëve të disa institucioneve përgjegjëse për kriterin politik për procesin e anëtarësimit në BE.

Kryenegociatori i Shqipërisë për Integrimin në BE, Zef Mazi, në fjalën e tij u shpreh se gjatë viteve Shqipëria ka bërë progres domethënës.

“Kriteret e Kopengagenit janë shtylla. Kapitujt 23 dhe 24 janë lokomotiva e procesit të integrimit. Janë kapituj vendimtarë në hapjen e kapitujve të tjerë. Nëse nuk bëhen mire detyrat e shtëpisë në këto kapitur, të tjerët mbeten në klasë. Reforma në drejtësi zë vend të posaçëm si një nga reformat më transformuese. Krijimi i institucioneve të reja ka rritur trasparencën. Kjo reformë ka rikthyer besimin e popullit tek sistemi i drejtësisë”, tha ai.

Mazi shprehet se situata ku ndodhemi sot nuk ka të bëjë me realizimet apo mosrealizimet.

“Teksa po hyjmë në një fazë të rëndësishme të procesit duhet mbajtur parasysh disa faza. Koordinimi i kryebegociatorit me institucionet përgjegjëse është kyç. Duhet të jetë e qartë: kjo është aspirata më e rëndësishme e vendit tonë që nga lufta e dytë botërore. Ky proces integrues rezulton të jetë tejet i gjatë. Duhet të tregojnë durim strategjik”, tha ndër të tjera Mazi.

Nga ana e tij, ministri i Drejtësisë u shpreh se në dikasterin që ai drejton janë ngritur drejtorie për integrimin dhe negociatat.

“Për ne kapitulli 23 dhe kriteri politik janë axhende kryesore. Kemi shkëmbime me komisioni evropian. Kemi përditësuar BE për proceset legjislative proceset zgjedhore në ato të lira e demokratike reformën ne administratën publike  menaxhimin financiar shërbimet e ofruara ndaj qytetarëve”, tha Manja.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mirushi: 26/04/2022 11:52

    Populli i zhgënjyer per reformën ne drejtësi,per spakun ,qe deri tashti ka ba nje vrim ne ujë,zgjoju Kraja godit aty ku duhet,mos u ba frikacak,justifiko rrogen e majme qe merr

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?