TIRANË - Ogerta Manastirliu nuk e vijonte interpelancën e mbartur që nga java e kaluar për vrasjen e 14 vjeçarit Martin Cani, pa u hequr fillimisht posterin e vendosur nga Ina Zhupa, që kërkon dorëheqjen e ministres së Arsimit.
Përgjigjen që nuk ia dha javën e kaluar për shkak se mazhoranca në grup braktisi sallën, pasi Zhupa ofendoi kolegun e tyre Erion Braçe, Manastirliu nuk ia kurseu këtë herë, duke e akuzuar për politizim të ngjarjes
‘E bëre dhe në seancën e kaluar kur fyeve rëndë një koleg deputet. Tregove që interesi yt nuk ishte të interesoheshe për cështjen edhe të dëgjoje. U ngritëe të flisje për prblemin dhe u bërë vetë problem do flisje për bullizimin dhe u bërë vet bulliste, tregove që je në hall për një karrige’, tha Manastirliu.
‘Karrigen time e kam dhe e shfrytëzoj në të mrië të interesit publik, po ti karrigen tënde e ke shfrytëzuar vetëm për ti bërë dëme qytetarëve shqipatrë, si në postin e drejtoreshës së qsut, mininistre e shëndetësisë, ministre e arsimit, ministre që ka rekoredë për vjedhje dhe vdekje’, shprehet Zhupa.
Manastirliu Shpjegimet për ngjarjen ia dha drejtëpërdrejt qytetarëve.
‘Dua të siguroj qytetarët se për ngjarjen janë marrë masat për zbardhjen e plotë dhe ne vetë kemi ngritur grupin e punës për monitorimin e zbatimit të protokolleve në cdo hallkë përgjegjëse në shkollë. Rishikimin e mëtejshëm të protokolleve të ndËrhyrjes së shpejtë të oficerëve të sigurisë, punonjësve sociale dhe psikologëve, zgjerimin e platformave të sinjalizimi të hershëm. Masa që po pasqyrohen në planin kombëtar të veprimit për paranlimin e cdo forme të dhunës, bullizmit dhe rritjes së sigurisë në shkolla, që do prezantohet brenda dhjetorit. Tik tok’, vijoi ministrja.
Për Zhupën, ngjarja tragjike e ndodhur në shkollën Fan Noli në kryeqytet ishte dëshmi e dështimit të sistemit arsimor.
‘ Ngjarja e martinit nuk është e vecuar, por është e lajmëruar dhe stërlajmëruar, sindroma e një sistemi arsmor që ka dështuar’, thekson deputetja demokrate.
Vrasja e 14 vjeçarit në afërsi të shkollës Fan Noli në kryeqytet, tronditi opinionin publik, ndërsa qindra prindër e qytetarë u ngritën në protesta.
Debate dhe akuza të forta gjatë interpelancës së kërkuar nga deputetja e PD-së Ina Zhupa me ministren Manastirliu për vrasjen e Martin Canit. Zhupa në një moment e quajti ministen 'hajdute', teksa Spiropali më pas i tërhoqi vërejtje se do ja ndërpriste fjalën.
Zhupa: Çfarë dhembshurie flet që zgërdhihesh me Belindën dhe Mirelën, që nuk ndërpreve mësimi një ditë prapa. Hajde hajdute se po të presim. Zonja hajdute a mund të na thuash.
Spiropali: Nuk e përdorni atë fjalë. Do ju ndërpres fjalën.
Zhupa: A është akuzë që shkollat e tiranës, Durrësit Fierit, paguajnë 10 mijë lek për rojen. Që paguajnë për ngrohjen. Duke filluar nga çerdhja deri në gjimnaz prindi paguan për roje, ngrohjen, gjithçka. INSTAT nuk e fsheh dot se sa shumë paguajmë për arsimin parauniversitar. U rritën shpenzimet e familjeve 23%. Sepse të duhen ty paratë për zyra komode. Mësuesi që i rrite ti pagët por i ule kategorinë me 4000 lekë. Paguan vetë tabletin, internetin. Për të plotësuar sistemin SMIT. Bëjnë akoma me dërrasë të zezë me shkumës. Ti nuk ikën po nuk iki Edi Ramën. Do heqim Ramën, që të ikësh dhe ti hajdutët. Janë 17 hajdutët janë qeveria e Republikës së Shqipërisë.
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka reaguar ndaj Ina Zhupës gjatë interpelancës, duke i cilësuar si përpjekje për përfitime politike dhe dezinformim të publikut. Ajo theksoi se interpelanca nuk po përdorej për të adresuar çështje me përgjegjësi, por për të krijuar zhurmë politike.
'Më vjen keq, po dua t’ju kujtoj se kur jepet përparësi politikës dhe jo njerzillëku është fundi i politikës si qëllim për njerëzit. Kjo interpelancë me çfarë dëgjoj nuk jeni e interesuar për të dëgjuar për përgjigjet. Në vend të tregoni përgjegjësi e ktheni atë në një moment për përfitime politike personale. Pyeti kolegët a të mbështesin në këtë ngjarje, kjo që po bën është kulmi i papërgjegjshmërisë. Akuzoni ju për shkatërrim arsimit, pyetini prindërit. Harrojnë qytetarët se nuk erdhën këtu në këtë vend dje? E dinë shumë mirë kush e ka drejtuar vendin për 8 vite, ku shkollat ishin si stalla.
Nxënës dhe breza të tërë u lanë në harresë. Nuk kam ardhur për të dëgjuar akuza dhe shpifje. Shkoni pyeteni dhe nëse keni mirësi për të dezinformuar publikun. Shkoni informoni dhe ndoshta duke dëgjuar do kuptoni që janë zbatuar rregullat dhe ligjet e shtetit. Arsimi po ndërtohet hap pas hapi. Qindra projekte janë në zbatim. Paga mesatare është 900 euro. Ju e dini po zgjidhni heshtjen. Të vërtetën nuk e mbyt do zhurma e akuzave. Bëni vetëm zhurmë, ne kemi rezultate. Mos e ktheni dhimbjen e njerëzve në teatër.
Shqiptarët e dinë kush punon dhe do ju japin përgjigje në 11 maj 2025. Vetëm një paaftësi kemi ne, e pranojmë, ty nuk ta zgjidhim dot hallin. Edhe me deklaratat politike që bën ju shumëzohen me zero nga kryetari. Do shumëzoheni me zero edhe nga qytetarët.'
Ina Zhupa në fjalën e saj gjatë interpelancës me ministren Manastirliu lidhur me vrasjen e Martin Canit, hodhi akuza të rënda ndaj ministres që nga koha kur ajo drejtonte ministrinë e Shëndetësisë. Zhupa bëri me faj Manastirliun lidhur me vrasjen tek Shkolla Fan Noli.
'Nuk e kishte kuptuar akoma që ishte ministre e Arsimit. Nuk e kishim parë në asnjë shkollë. Nuk e kishim parë të kërkonte buxhet më shumë për ministrinë e vet. E pamë kur iu rrezikua karrigia. Gjeti fajtorin, e ka opozita. E ka tik tok. E ka shoqëria, çdo njeri përveç Ogerta Manastirliu. Nëse njëri nga ato nxënës nuk do kishte dalë kampion në sporte apo arte, e para që do kishte merita do ishte Ogerta. Para prindërve për të bërë foto, që do na numëronte suksesin me arsimin, por kur ndodh një fatkeqësi një mungesë përgjegjësie e policisë, drejtoreshës patronazhiste, Ogerta nuk ka faj dhe jep urdhër.'
Zhupa tha se gjatë kohës së ministre e Shëndetësisë, Manastirliu ka ndryshuar sistemin e funksionimit të urgjencave duke i caktuar ditë të ndryshme për spitale të caktuar dhe për këtë shkak Martin Cani nuk u dërgua tek QSUT ku ishte më afër, por tek Spitali Ushtarak sipas ditës që i takonte.
'Asnjë nga prindërit nuk dinte gjë. Brenda perimetrin nuk kishte këmbë të gjallë njeriu nga oficer i sigurisë apo broçkullat që thoni. Fatkeqësia jote e ka ndjekur të gjorin Martin, ke detyruar që urgjenca të shkojnë sipas ditëve të caktuara në spitale të caktuar. Martin do ishte gjallë nëse do çohej tek QSUT. Por ti me ato që ke bërë, e detyruar nga shkolla Fan Noli tek spitali ushtarak. Sepse ishte dita që i takonte spitalit ushtarak. Keni ndërruar një sistem ku nuk është prioritet jeta. Ky është sistemi ku mësuesi i liron një orë para se i thotë kemi mbledhje se ashtu kemi një punë. Ke përgjegjësi ti? Apo përdor mësuesit për fushatë, për like dhe share në rrjete sociale. A e di ti Ogerta që vetëm 27% e shkollave drejtohen nga individë të certifikuar? Po të tjerët çfarë janë, patronazhistë, sepse kanë merakun ti përgjigjen Ogertës se i fshin i uron suksese në jetë.'
Po zhvillohet interpelanca e kërkuar nga PD me ministren e Arsimit, Manastirliu. Pas fjalës së ministres, fjalën e mori Ina Zhupa, që vuri në foltore një poster. Mirëpo kryeparlamentarja Spiropali i bëri thirrje Zhupës ta hiqte posterin në mënyrë që të merrte fjalën.
'Hiqeni posterin para foltores, pastaj vazhdoni me fjalën. Jo nuk e ka fjalën zonja Zhupa. Ndaleni. Nuk është liri e shprehjes të vendosësh një poster. Vendoseni në tavolinën e saj. Mos krijoni incidente me deputetët e tjerë. Çlidhje ka foltorja me lirinë e shprehjes. Vendoseni në tavolinën tuaj. Mbajeni në dorë, jo në foltore.'
Edukimin bazë e jep FAMILJA dhe duke parë që vij është nga malet ske çfar thua ,çfar do presësh nga falimja PËRLESHI kudo që kanë qenë të tilla kanë bërë.Sa për debatin në parlament është politikë e go.erëve që i tërheq nga hunda Sali non grata.
PërgjigjuTi duhet te japedh doreheqjen sepse ke drejtperdrejt pergjigjesi per cfare nuk ke bere. Si ju ze gjumi naten xhanem? Jeni si "Portreti I Dorian Gray". Te kalbur duke ju a ngrene krimbat shpirtin. Te mjere...
Përgjigju