Investigimi/Shkrimi fake pro PD promovohet dhe në website-in nacionalist rus

Shtypi i opozitës (duke nisur që nga RD) publikoi 48 ore para protestes se 2 qershorit, me entuziazem të madh, një "artikull" në gjuhën angleze i dedikuar tërësisht Edi Ramës dhe kërcënimit që ai përfaqëson për integrimin europian të Shqipërisë. Shkrimi është një riprodhim në gjuhën angleze i gjithë klisheve që propaganda e Partisë Demokratike po qarkullon prej muajsh edhe në mediat shqiptare. Pra ky artikull as përpiqet sadopak të duket një prodhim gazetaresk (nuk citon asnjë burim, nuk shtron asnje argument te paraqitur nga qeveria, as nuk pasqyron asnjë pozicion të komunitetit ndërkombëtar, me përjashtim të atyre në favor të opozitës etj.) edhe pse opozita e paraqet si një artikull "të publikuar në mediat amerikane" pa saktësuar gjë tjetër.

Shqiptarja.com investigon dhe fare lehtësisht gjen këto fakte surprizë që po rendisim. Shkrimi me firmën e një farë "Ana L. Scheer" është publikuar në blogun ''citizentruth.org'', një faqe që mbledh shkrime të postuara nga qytetarë që vendosin të regjistrohen aty, pra nuk është një media. Dhe jo vetëm që nuk ekziston asnjë media amerikane që të ketë publikuar shkrimin, por nuk ekziston as autorja e tij.

"Ana L. Scheer" që në vetëprezantimin në blog paraqitet si një "analiste politike dhe eksponente e shoqërisë civile që ka publikuar në shumë media ndërkombëtare" në të vërtetë nuk ka publikuar asgjë, veç dy shkrimeve të tjera në gjuhën angleze gjithnjë në mbështetje të betejave të opozitës shqiptare të publikuar në një blog tjetër që quhet ''off-guardian.org'', të gjithë të ripublikuar menjëherë në mediat e opozitës shqiptare si të ishin zëri i mediave amerikane. "Analistja" Ana L. Scheer, pra, në të gjithë jetën e saj ka publikuar vetëm 3 shkrime të dedikuara plotësisht mbrojtjes së Lulzim Bashës.  Eshtë e qartë që kemi të bëjmë me një profil fake të shpikur në mbështetje të PD-së.

Por akoma më i çuditshëm është fakti se emri i "Ana L. Sheer" shfaqet edhe në një blog filorus me informacione alternative qe quhet ''Russia News Now'', te botuar ne adresen ''therussophile.org'', ku është publikuar edhe një nga 3 shkrimet e saj kundër Edi Ramës dhe në favor të opozitës shqiptare, qe ka dale mes te tjerave edhe ne faqen zyrtare te LSI. Mbtetet misteri i përsesë një profil fake pro-PD ka gjetur hapsirë pervec se ne mediat opozitare shqiptare, edhe në një website nacionalist rus. 

xy/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lavdosh: 01/06/2019 16:38

    Cdonjeri mund te hap nje faqe me blogje Kjo nuk e ben ate media, aq me teper nderkombetare E gjitha kjo qe ndodh ne Shqiperi eshte lufte e ndyre per pushtet e atyre qe nuk kane asnje ide, pla, vizion dhe kellqe qe te vijne ne pushtet nepermjet punes dmth votes. Ne kete mes populli i shkrete eshte ai qe e hah, duke filluar nga ata militantet haxhiqamiliste

    Përgjigju
  • Tralala zura nje gale: 01/06/2019 15:47

    PD-ja ka tre lidera. I pari eshte udheheqesi shporteror Sali Berisha i dyti Lulzim Basha dhe me i rendesishmi Aleksander Karpushini dhe tere personeli i ambasades ruse qe nuk po lene gur pa levizur qe Shqiperia te mos hape negociatat per antaresimin ne BE.

    Përgjigju
  • emigranti: 01/06/2019 15:31

    Rusia ka ngritur nje arsenal te jashtezakonshem propogandistik ne sherbim te politikes se nderhyrjes ne punet e brendeshme te shteteve qe nuk pranojne omrellen ruse.Keto fake news qe botohen dhe te tjera qe do te botohen ne ditet ne vazhdim tregojne me se miri se kujt politikave u sherben opozita e rruges.Ruset me keto fake news sollen ne pushtet presidentin Donald Trump ne USA sepse eshte me pak i rrezikshem per interesat e Rusise.Shprehja e famshme e Gebelsit genje sa te mundesh sepse dicka do te mbetet nuk e humbet rendesine asnjehere.

    Përgjigju
  • Klodi: 01/06/2019 12:43

    Si nuk hoqen dore keto plehra. Nuk e kuptojne se sa here bejne pislliqe do kapen. Po beni denoncime te verteta o opozite plehre apo eshte me kollaj me i shpik nga kompjuteri se ti kerkosh ne mes njerezve dhe halleve te verteta te Shqiperise.

    Përgjigju
  • Tirana: 01/06/2019 12:41

    Artikull shume i vlefshem! Bravo! Ti çirret maska Lulit dhe Qorrave te PD! Gjeta dhe nje tjeter ANA, qe merret me studime kafshesh ne pyll, Shiko web sitin: https://goracers.com/roster.aspx?rp_id=8011 Shume te qelbur jane, vertet!! Po çfare pisash, pisakracija e PD po arrin kulme te pa para! Me çuditi dhe RD qe gjasme gazeta e pare demokratike!!Bravo vertet!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë