Të paktën 37 persona u vranë sot pas një atentati kamikaz me ndihmën e një automjeti të blinduar me eksploziv kundër një baze të policisë në veriperëndim të Bagdadit, njoftuan burime policore dhe mjekësore.
"Sulmi kishte si shënjestër një bazë të policisë që ndodhej mes Samarras dhe liqenit Tharthar", sipas oficerëve.
Një mjek theksoi se të paktën 37 trupa të transportuar në spitalin e Samarras.
"Bëhet fjalë kryesisht për policë", shtoi ai.
Mjeku konfirmoi gjithashtu se ishin dhe 33 të plagosur si pasojë e këtij sulmi, që ishte kryer me ndihmën e një tanku, sipas oficerëve.
Zona e prekur ndodhet në perimetrin e operacionit të ndërmarrë nga forcat qeveritare për t'i prerë rrugët e furnizimit xhihadistëve të Shtetit Islamik në provincën Al-Anbar./
/atsh/
/Shqiptarja.com