Irani ka njoftuar një valë të re raketash kundër Izraelit. Si pasojë e goditjes nga një raketë balistike, 6 persona u plagosën në Tel Aviv.

Sulmi, sipas mediave izraelite, u krye me një raketë, koka e së cilës ishte e pajisur me bomba: 3-4 mjete shpërthyese, për një total prej rreth njëqind kilogramësh eksploziv. Goditja e ndodhur në një zonë qendrore të Tel Avivit shkaktoi dëme të mëdha në ndërtesa dhe automjete. Fragmente të raketës kanë goditur gjithashtu zonën e Rosh HaAyin, në lindje të qytetit.

Operacionet e reja të forcave izraelite (IDF) kundër objektivave në Iran janë në zhvillim. Sipas faqes së lajmeve izraelite Ynet, IDF po godet vende për lëshimin e raketave dhe struktura të tjera në perëndim të Republikës Islamike.