Gjyqtarja Irena Gjoka, është përballur vazhdimisht me sulme politike nga opozita, lidhur me një dënim nga drejtësia greke për falsifikim vize. Debati u rikthye sërisht ditët e fundit, pasi Prokuroria e Përgjithshme konfirmoi se vendimi gjyqësor për falsifikim vizash është i vërtetë.
Lidhur me këtë analisti Arbën Meçe, i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, teksa ka publikuar edhe dokumentet greke për Irena Gjokën, tha se në Greqi gjyqtarja figuron e padënuar.
Sipas Meçes, Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë i ka dërguar për herë të parë Ministrisë së Drejtësisë greke një shkresë lidhur me çështjen e Irena Gjokës dhe më pas, Gjykata e Athinës ka kthyer përgjigje se nuk ka çështje për këtë rast, duke konfirmuar se hetimi përfundoi më 8 nëntor 2024 dhe certifikata e penaliteteve e Irena Gjokës në sistemin grek tregon se ajo figuron e padënuar.
‘Kjo është një shkresë që Prokuroria e Përgjithshme i drejton Ministrisë së Drejtësisë greke për çështje që janë të qarta Irena Gjoka, identitete të tjera si Shpata, Manoku, si dhe falsifikimin e vulës dhe formularëve. Bie në sy shkresa e parë e dërguar nga Prokuroria e Përgjithshme te Ministria e Drejtësisë greke dhe në të cilën përfshihen mbi 20 dokumente të tilla, nga të cilat unë kam përmendur vetëm njërën për thjesht referencë, Ministria e Drejtësisë operon tani me gjykatën e Apelit të Athinës përmes sistemit të regjistrit të veprave penale në Athinë, që është drejtori më vetë me gjykatën e shkallës së parë të Athinës.
Në vazhdim, është një shkresë tjetër drejtuar Prokurorisë së Apelit të Athinës, në të njëjtin kuadër, ku Ministria e Drejtësisë e Greqisë i drejtohet instancave përkatëse. Pas kësaj, kemi një përgjigje nga Gjykata e Athinës, e cila thotë se nuk ka çështje për këtë punë, dhe janë të paktën 20 dokumente të ngjashme. Hetimi për këtë çështje përfundon më 8.11. 2024 dhjetor, ku rezulton se Irena Gjoka, e regjistruar gjithashtu si Shpata, Manoku, në certifikatën e saj të penaliteteve në sistemin grek figuron e padënuar, pra rezultati është zero’, tha ai.
Sipas Meçes, më 12 maj 2025, Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë nis një procedurë tjetër për Gjokën e cila i drejtohet gjykatës së shkallës së parë të Janinës.
Pas kësaj, gjykata e Janinës i dërgon përgjigje Prokurorisë së Përgjithshme në Tiranë më 13 qershor 2025, ku bëhet e qartë se vendimi i gjykatës me tre anëtarë nuk është ekzekutuar dhe për këtë arsye nuk figuron në dëshminë e penaliteteve të të pandehurës.
Meçe theksoi se në vitin 2024, Gjoka ka marrë dëshminë e saj të penaliteteve dhe nuk figuron e dënuar, sepse vendimi nuk është ekzekutuar, edhe pse në dokumentacion përmendet.
‘Më 12.05.25 Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë nis një procedurë tjetër, përsëri drejt Ministrisë së Drejtësisë, për të sqaruar dhe kontrolluar më tej çështjen. Kjo shkrese i është drejtuar gjykatës së shkallës së parë të Janinës, duke kaluar kështu procedura nga Athina në Janinë. Gjykata e shkallës së parë të Janinës i drejtohet më pas Prokurorisë së Përgjithshme në Tiranë me një shkresë datë 13.06.2025, ku bëhet e qartë se vendimi i gjykatës së shkallës së parë me tre anëtarë të Janinës nuk është ekzekutuar dhe për këtë arsye nuk figuron në dëshminë e penaliteteve të të pandehurës.
Në vitin 2024, Irena Gjoka merr dëshminë e saj të penaliteteve dhe nuk figuron e dënuar, sepse vendimi nuk është ekzekutuar, edhe pse në dokumentacion është përmendur. Pra, në këtë kontekst, faqja e parë e dokumentit tregon dorëzimin e aktit dhe të gjitha elementet që lidhen me procedurën, duke vërtetuar se nuk ka një vendim të ekzekutuar dënimi për të pandehurën’, tha ai.
Përgjigjia e Prokurorisë Janinë për mosekzekutimin e vendimit
Dëshmia e penalitetit për gjyqtaren Irena Gjoka
Komente












Ore po shteti pler Grek dihet nga çdo shqiptar qē ēshtē armik i betuar i Shqipris. Por grekēt do i han mutin Shqipris.
Përgjigju