Ironia e Metës: Fikni televizorët kur del 'Rilindja'! Qytetarët paguajnë për dështimet e qeverisë

Ironia e Metës: Fikni televizorët kur del 'Rilindja'! Qytetarët paguajnë për dështimet e qeverisë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë duke thënë se nuk po mbron qytetarët në kohë krize e ku kryefjalë e diskurtist politik në Europës është energjia. Me anë të një posrtimi të gjatë në rrjetet sociale, ish-presidenti thotë se qeveria ka dështuar, duke listuar disa pika që kanë të bëjnë që nga mosrritja e kapaciteteve të energjisë nga HEC-et, mosgazifikimi i vendit pas ndërtimit të gazsjellesit strategjik të TAP deri te mosreduktimi i humbjeve.

“Kryefjala e diskursit gjeopolitik-politik në Europë e përtej saj, në kushtet e luftës në Ukrainë dhe pasojave të saj, është energjia: sigurimi i burimeve alternative të gazit rus, por mbi të gjitha, ruajtja e qytetarit nga kostot në rritje të tejskajshme të energjisë. Në Shqiperi, ku kryeministri artist vijon lejen krijuese për vjedhje dhe korrupsion, mënyra e vetme e gjetur prej tij për të trajtuar krizën energjetike është të kërcënojë me 4-fishimin e kostove për tejkalimin e fashos së konsumit prej 800kë.

Sigurisht që regjimet autokratike i pëlqejnë politikat shtrënguese; kufizimet dhe burgjet (Ju kujtohet “burg, burg, burg – për fakirët që nuk paguanin dot faturën e energjisë?) Këto politika kanë qëllim kryesor të mbulojnë pa-aftësinë e regjimit për të bërë detyrat më minimale në menaxhimin e ekonomisë në përgjithësi dhe sektorit energjitik në veçanti. Faktet flasin për një realitet të trishtë, por jo të papri-tur, të krijuar nga pa-aftësia, papërgjegjshmëria, grykësia në vjedhje dhe korrupsioni i tejskajshëm, ku fjala dështim është përcaktori i vetëm.

Dështim dhe premtim i pambajtur është realizimi i di-versifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë, nëpërmjet energjisë së rinovueshme minimalisht 38% të kapacitetit ekzistues të instaluar. Dështim përben mosrritja e kapaciteteve të energjisë nga HEC-et. Ndërkohë që janë me dhjetëra projekte me kapacitet total rreth 800 deri 1000 MË (rreth 4 HEC-e sa i Vaut të Dejës) që nuk lejohen të investohen nga sektori privat për arsye korruptive. Dështim përbën mosgazifikimi i vendit pas ndërtimit të gazsjellesit strategjik të TAP. Në 15 nëntor 2020 ka filluar operimin gazsjellesi i TAP.

Ka patur kohë të mjaftueshme për të ecur sipas para-shikimeve të Master Planit të Gazit për rrjetin kombëtar, për projektet e IAP (Ionian Adriatic Pipe-line), ALKOGAP (Albanian Kosovo Gas Pipeline), lidhja e TAP me tubacionin e Fier-TEC Vlorë. Gazifikimi Shqipërisë është në pikën zero. Dështim përbën mos vendosja në punë e TEC-it të Vlorës dhe për të rritur kapacitetin prodhues me deri dy njësi të tjera prodhimi me nga 97 MË secila, gjë që do të krijonte një balancim dhe siguri më të lartë të prodhimit nga uji.

Dështim përbën mungesa e mbështetjes për instalime të prodhimit të energjisë nga burimet e diellit dhe të erës. Duhet hequr menjëherë kufizimi prej 0.5 MË i prod-himit për bizneset dhe të mbështeten me 50 % insta-limi i impianteve fotovoltaike familjare me mundësi për futjen në rrjet, si dhe për rritjen e efiçensës së energjisë të ambienteve të banimit. Dështim është modeli financiar i sistemit të energjisë elektrike, si dhe administrimi i tij. Përkeqësim ka patur në nivelin e arkëtimeve korrente dhe i detyrimeve të prapambetura të energjisë së konsumuar.

Vlera e pa arkëtuar është rreth 70 miliard lekë, afërsisht 600 milion euro. Dështim ka gjithashtu në mos operimin e Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike dhe në përmirësimin e bilancit të import eksporteve. (Prej vitit 2019 duhet të ishte funksionale.)

Dështim dhe vonesa mbi 5 vjet (ende në faza filles-tare) me risk shumë të larte për mosrealizim janë projekte të rëndësishme të sistemit të transmetimit, si nënstacione, linja interkonjeksioni, me vlerë rreth 140 milion euro. Dështim i rëndë me impakt të drejtpërdrejtë mbi qy-tetarin është mosreduktimi i humbjeve të shpërndarjes së energjisë elektrike deri në 6-10%, apo matja e automatizuar e konsumit me matesat smart (instaluar vetëm rreth 5760 matësa në afërsisht 1 milion klientë konsumatorë, pra, rreth 6 %) parashikuar në strategjinë kombëtare të energjisë. Dhe zgjidhjen për këto dështime nga regjimi autokra-tik i dështuar e gjejnë duke e kaluar barrën tek qyte-tarët dhe bizneset, duke u bërë thirrje të kursejnë në shërbimet jetike të familjeve të tyre”, shkruan Meta.

Ai nuk i ka kursyer edhe ironitë, duke dhënë “zgjidhjen” për kursim.

“Në fakt, mënyra më e mirë për të “kursyer” energjinë është fikja e televizorëve sa herë përfaqësuesit e Ri-lindjes dalin e gënjejnë për “sukseset” e tyre që në fakt janë veç dështime me pasoja për sot dhe për të ardhmen e vendit”, shkruan Meta.

Mirëpo këtyre akuzave, iu dha një përgjigje kreu i KESH, Ergys Verdho në Report Tv, ku tha se nuk mund të reduktojnë humbjet për shkak të mungesës së investimeve që erdhën prej pandemisë apo edhe tërmetit, e ndërsa tha se në bursë është e pamundur të dilet në plane afatgjate.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • anna: 29/09/2022 08:59

    Te fiken kur te jete Rilindja sepse do te ruuajme energjine kur te dale ky super hajduti i Shqiperise.

    Përgjigju
  • Anja: 29/09/2022 04:29

    Jemi ba me thye televizorin kur dalin Iliri,e Saliu hajdutat,dhe keqbërësit me te mëdhenjtë popullit

    Përgjigju
  • Sala: 28/09/2022 23:25

    Po mir mo kok trekenc kur del ti ne televizor ne duhet te ikim nga shtpia se me ate fytyr qe ke ti edhe dritat fiken por kur del ai i gjati mbushet shtepi me drit kot e ke qe grin nga mengjezi ne dark me mir bej nje ulletim andej nga Londra bashk me Monen duke vrapuar si hajdut

    Përgjigju
  • Sala: 28/09/2022 22:04

    Fokni tv kur del ilir meta monika saliu p.vasili.

    Përgjigju
  • Lymi Tutit: 28/09/2022 21:38

    TV nuk e fikim,por kur del ti nderojme kanal !! Nuk vlejne komente per c'ka thote ky Hajdut ! Lymi Tutit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?