Ironia e të rinjve të FRPD-së para Kuvendit: Shesim mandate deputetësh (VIDEO)

Të rinjtë e forumit rinor të Partisë Demokratike janë vendosur para Parlamentit, teksa brenda tij u betuan tre deputetë të rinj nga listat e kandidatëve vijues në listat zgjedhore të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 2017-ës.

Të rinjtë kanë ngritur stenda para Kuvendit, dhe në mënyrë simbolike thonë se shesin mandate. Sipas opozitës joparlamentare, deputetët e rinj që po plotësojnë Parlamentin, janë të blerë nga mazhoranca.

"Shesim mandate deputetësh, kanë mbetur dhe nja 37 emra pa mbushur, duke qenë se po zgjat ky proces dhe po bëhet në fshehtësi, dolëm haptazi t'i blejmë", tha duke ironizuar një prej të rinjve.


Lajmi kryesor:

Opozita nxjerr në protestë simbolike të rinjtë, Basha dhe Kryemadhi përgatitje për 13 prillin


G.M./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Gazetari zë ngushtë Belind Këlliçin: Pse nuk flisni më për kompaninë ‘Qefalia’? Keni marrë gjobën?

Gazetari zë ngushtë Belind Këlliçin: Pse nuk flisni më për kompaninë ‘Qefalia’? Keni marrë gjobën?