Ironizon Petro Gjikuria: Iu përgjigja ftesës së Ramës, lashë SHBA për të ndihmuar vendin tim! Mbështetja e Belerit, nder

 

Petro Gjikuria, kandidati i opozitës për Himarën, ka shoqëruar sot Fredi Belerin, i cili u kthye në qelinë e Burgut të Fierit për të vuajtur dënimin e mbetur. Në fjalën e tij të parë për media, Gjikuria ironizoi kryeministrin Edi Rama, duke thënë se i është përgjigjur thirrjes së tij për t’u kthyer në atdhe dhe për të kontribuar për vendin.

“Erdha nga Amerika, iu përgjigja thirrjes së kryeministrit që thotë të kthehen emigrantët të ndihmojnë vendin e tyre, që të ndihmioj Himarën”, tha Gjikuria në prononcimin për mediat.

Gjikuria tha se mbështetja e Fredi Belerit, për të është një nder.

“Përpjekjet e Fredi Belerit për demokraci dhe për shtet të lirë duhet të jenë frymëzim për të gjithë ne. Mbështetja e Fredi Belerit, më nderon, është nder shumë i madh për mua.

Himara ka një eurodeputet, Fredi Belerin dhe me 4 gusht do të ketë edhe kryetarin e saj të Bashkisë. Kemi filluar fushatën, do i bredh të gjitha fshatrat, jam i sigurt që jam një bir himariot, i lindur në Himarë dhe e shikojë që më përkrahin”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Merr fund ‘liria’ e Belerit, kthehet në qeli pas betimit si eurodeputet: Kam kërkuar lirinë me kusht! Gjikuria, më i përshtatshëm për Himarën sesa unë


SI.E./I.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

Pse të gjithë të korruptuarit sulmojnë Dumanin e SPAK-ut?

Pse të gjithë të korruptuarit sulmojnë Dumanin e SPAK-ut?