Ish drejtuesi u arrestua nga SPAK për aferën e inceneratorit të Fierit, emërohet administratorja e re e Albpetrolit 

Ish drejtuesi u arrestua nga SPAK për aferën e inceneratorit të Fierit, emërohet administratorja e re e Albpetrolit 

Florian Muçaj

Alketa Hila është emëruar Administratore e Albpetrol në Fier. Ajo ka marrë dje këtë detyrë duke zëvendësuar Florian Muçajn, i cili u arrestuar pak ditë më parë nga SPAK për aferën e inceneratorin e Fierit.

Pozicioni i Alketa Hilës në drejtimin e Albpetrol është i përkohshëm deri në zgjedhjen e drejtuesit nga bordi i kompanisë dhe Ministria e Infrastrukturës.

Florjan Muçaj u arrestua nga SPAK për ‘shpërdorim detyre’, i cili ishte njëkohësisht anëtar i Komisionit të prokurorimeve.

Pak ditë më parë SPAK ekzekutoi 9 urdhër arrestet e lëshuara për hetimin që lidhet me inceneratorin e Fierit. Ndërkohë u lëshuan edhe 5 urdhër-arreste të reja për dosjen e inceneratorit të Elbasanit. Nga 9 urdhër arrestet, 7 ishin masa sigurie 'arrest me burg' dhe 2 në arrest shtëpie. Lefter Koka, ish-ministri i Mjedisit, dhe Klodian Zoto, pronari i kompanisë që administron Inceneratorin e Fierit, kanë marrë masën e dytë ‘arrest me burg’, ndërkohë që 7 të tjerë akuzohen zyrtarisht nga Prokuroria për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A i përballoni dot pushimet e verës me rritjen e çmimeve?



×

Lajmi i fundit

John

Lezhë/ 600 banorë në Gocaj ‘thahen’ për ujë të pijshëm! Banorët: Marrim bidonët dhe shkojmë në fshat tjetër