Elizabeth Daily, 55 vjeçe, ish e dashurra e Brad Pitt ka folur për ‘’Dailymail’’ për marrëdhënien që ajo ka pasur në të kaluarën me yllin Pitt.

I akuzuar se është person i dhunshëm nga bashkëshortja Jolie, 55-vjeçarja mendon komplet ndryshe për Pitt.

Ajo e ka cilësuar Pitt si një djalë shumë të qetë dhe të sjellshëm.

Elizabeth, ishte e dashura e Brad në vitin 1989 kur aktori premtues ishte duke bërë për vete botën e Hollivudit, dhe ata qëndruan miq.

Daily, është një dublante e suksesshme, personazhi i “Tommy Pickles” në filmin e animuar “Rugrts” ka zërin e saj. 

“Brad nuk është një burrë agresiv. Ai nuk është sjellë kurrë si një super aktor, por është treguar gjithmonë i sjellshëm dhe i qetë”- ka thënë Elizabeth.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com