Ish-Kryeministri Silvio Berlusconi:
Kam futur Rusinë në NATO/VIDEO

Ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni ka bërë një gafë në një konferencë për mediat duke thënë se ai kishte arritur të fuste Rusinë në NATO në vitin 2002.
“Nën drejtimin tim Rusia u fut në NATO, kjo ishte një arritje e imja,” tha Berlusconi.

Në fakt bëhet fjalë për samitin e mbajtur në Romës në vitin 2002 që u drejtua nga ai vetë, falë të cilit u krijua Këshilli NATO-Rusi, që ndërtoi një kanal dialogu mes Aleancës së Atlantikut dhe Moskës. Më vonë dialogu u pezullua për shkak të veprimeve ruse në Ukrainë. Gafa e Berlusconit është bërë objekt talljesh në disa media, por kjo nuk e ka shqetësuar aspak ish-kryeministrin.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID, Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID, Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)