Ish prokurori Eugen Beci për Report TV: Pyetja e vetme që prokurorët belgë i bënë Bashës

Ish-prokurori Eugen Beci komentoi sot në emisionin ‘Kontrast’ mbërritjen e prokurorëve belgë në Tiranë, që morën në pyetje Lulzim Bashën rreth çështjes ‘Toyota Yaris’.

Sipas Becit, pyetja kryesore për Bashën dhe që përbën interes për drejtësinë si shqiptare, ashtu edhe belge, është se kush e informoi kreun e PD që e deklaroi ditë më parë mbërritjen e parave me Toyota.

Ai shtoi se prokurorët belgë ishin në Tiranë për të ekzekutuar një letër porosi dhe nëse kanë prova shtesë rreth dëshmitarit apo dëshmisë janë të lirë të thellojnë hetimet dhe veprimet ligjore.

“Çështja e Toyota Yaris në Shqipëri është e mbyllur në kuptimin e procedimit penal. Por autoritetet belge e kanë shumë të rëndësishme të kuptojnë se si ka ardhur dhe si ka mbërritur informacioni në Shqipëri. Duke marrë parasysh që bëhet fjalë për deklaratat e kryetarit të Partisë Demokratike. Por pyetja kryesore e tyre është kush ta tha dhe ku e dije. E thënë me pak fjalë, nëse prokurori ka përballë një dëshmitar dhe ka prova të tjera të pavarura nga personi, atëherë mund të ketë një problem. Autoritetet belge ne rastin konkret janë në ekzekutim të një letër porosie. Ata po veprojnë mbi atë çka gjykata shqiptare i lejojnë të bëjnë. Se si do veprojnë ata me pas është komplet kompetencë e tyre dhe e pavarur. Por një prokuror ka vetëm një pyetje: Zotëri kush ta tha? Nuk ndërhyn tek pjesa se përse e the” – tha ish-prokurori Eugent Beci për ‘Kontrast’ në Report TV.

Kujtojmë se  kreu i PD-së, Lulzim Basha është pyetur 4 ditë më parë në SPAK për dy orë rresht nga prokurorët belgë, ku ka dhënë përgjigje rreth pyetjeve të tyre në lidhje me dosjen e 3.4 milionë eurove të ‘Toyota Yaris’.  Në një prononcim për mediat pasi doli nga ambientet e SPAK, Basha tha se drejtësia belge është e vendosur t'i shkojë deri në fund kësaj çështje dhe se ai do të ndihmojë në këtë drejtim "duan apo nuk duan 'non grata-t' e shpallur dhe të pashpallur deri më tani. Ai theksoi se i qëndron çdo deklarata të mëparshme të tij, që ka bërë në parlament, në lidhje me këtë dosje. I pyetur nga gazetarët se nëse e tregoi burimin e informacionit, Basha tha se nuk do të dekonspirojë atë që ndodhi brenda SPAK.

Report Tv mësoi se Lulzim Basha nuk e ka treguar burimin e informacionit që i dekonspiroi operacionin e autoriteteve belge për 3.4 milionë eurot që do të mbërrinin në Durrës në një makinë Toyota. Basha ka rezervuar të drejtën e mos tregimit se ku e ka marrë informacionin. 

I.K/AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë

Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë