Ish të përndjekurit, emrat që do
përfitojnë këstin e parë e të dytë
Janë 382 trashgimtarë të cilëve u është miratuar pagesa dhe duhet të bëjnë kontrollin e dokumentave në mënyrë që t’ju lëvrohet kësti i dëmshpërblimit.
Ministria e Financave ka publikuar emrat e ish të përndjekurve politik që do të marrin këstin e parë dhe të dytë. Në këtë mënyrë financat rifillojnë procesin e dëmshpërblimeve për trashgimtarët.
Janë 382 trashgimtarë të cilëve u është miratuar pagesa dhe duhet të bëjnë kontrollin e dokumentave në mënyrë që t’ju lëvrohet kësti i dëmshpërblimit.
252 ish të dënuar do të marrin këstin e parë, ndërsa 130 të tjerë përfitojnë këstin e parë. Në një njoftim Ministria e Financave ka sqaruar edhe procesin e dëmshpërblimit të trashgimtarëve. “Informacion mbi dokumentacionin e dërguar, si dhe të nevojshëm për t'u dërguar, në Ministrinë e Financave, për shpërndarjen e dëmshpërblimit financiar për ish të dënuarit politikë.
Kujdes: 1- Pagesa do të kryhet për të gjithë trashëgimtarët e ish të dënuarit politik, trashëgimtarët duhet të dorëzojnë dokumentat e kërkuara sipas dispozitave ligjore në fuqi.
2-Të gjithë trashëgimtarët e ish të dënuarit politik duhet të konfirmojnë në bankat përkatëse Nr. Personal të Llogaris bankare nëse është aktiv, nëse nuk është aktiv, të hapin një numër të ri llogarie bankare, të cilin t'a dërgojnë në Ministrinë e Financave, duke shënuar numrin e dosjes të ish të dënuarit politik. 3- Kur kemi ndryshim të identitetit, Emër/Mbiemër, dokumentacioni që duhet dorëzuar është edhe Certifikata e lëshuar nga zyrat e Gjendjeve Civile, për ndryshimin.
4- Certifikata e Vdekjes është kusht ligjor për shpërndarje e dëmshpërblimit, nuk zëvëndësohet me Vendim Gjykate që shpall të vdekur individin,(ish të dënuarin/trashëgimtarët ). 5-Certifikata e trungut të familjes është kusht ligjor për shpërndarje e dëmshpërblimit dhe nuk zëvëndësohet me Certifikatë Negative të lëshuar nga zyrat e Gjendjes Civile”, - thotë Ministria e Financave.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
48.7%
-
Jo
37.1%
-
Nuk e di
14.1%
Vota total: 1317
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Moti i keq, Lezha në terr! Mijëra banorë të 6 njësive dhe Shëngjinit pa energji elektrike prej 3 ditësh, shkak defektet në rrjet!
13 Janar, 18:55
-
Ngjela në Report TV: Si mund t’i fitojë zgjedhjet kryetari i një partie i shpallur ‘non grata’ nga SHBA! Këta menduan se ishin të paprekshëm, Rama i qetë
13 Janar, 18:42
-
Shqipëri, shqetësim në rritje mbi dhunën në rrjete sociale te të miturit
13 Janar, 18:42
-
Rama në Romë, merr pjesë në prezantimin e ‘Giro d'Italia’, kryeministri: Sporti italian ka pasur influencë të jashtëzakonshme në Shqipëri! Tajani: Gati t’ju presim në BE
13 Janar, 18:35
-
SHBA kufizon eksportin e mikroprocesorëve në mbarë botën
13 Janar, 18:29
-
Ngjela në ‘Studio Live’: SPAK po godet, tani të ngrejë nivelin! Berisha me psikikë të pandehuri! I besoj Blinkenit, tha ‘do e shpëtojmë Shqipërinë nga korrupsioni’
13 Janar, 18:26
-
Zjarret në Los Anxhelos/ Beyonce dhuron 2.5 milionë dollarë për të prekurit
13 Janar, 18:15
-
Shefi i NATO-s pret që zgjedhjet në Kosovë të mos ndikojnë në destabilizimin e situatës
13 Janar, 18:06
-
Kallëzoi Berishën në SPAK për falsifikimin e datëlindjes, Idajet Beqiri: Ia thashë në sy në 1997, je kriminel! Tropojanët e tij më rrahën dhe masakruan
13 Janar, 18:04
-
Kallëzoi Berishën për falsifikimin e datëlindjes, avokati Beqiri zbulon: E di Malësia e Gjakovës ç'ndodhi në shtëpinë e Saliut në 1943 dhe pjellë e kujt është
13 Janar, 17:55
-
Rusia dhe Irani pritet të nënshkruajnë marrëveshje të partneritetit strategjik
13 Janar, 17:50
-
Zbulohet tuneli i karteleve të kokainës mes SHBA dhe Meksikës! I blinduar, 4 metra i gjerë dhe 6 metra i lartë (VIDEO)
13 Janar, 17:36