Petrit Bylykbashi, ish-banor i “Big Brother Albania 4” ka dalë pozitiv pas testit të COVID-19.

Përmes një postimi ai shprehet se është i sigurtë që do ta kalojë këtë sfidë duke u kërkuar njerëzve të mos panikosen por të rrinë në shtëpi.

Gjithashtu u bëri thirrje gjithë miqve, kolegëve dhe shokëve që ka takuar gjatë kësaj periudhe që të marrin në telefon mjekët dhe të konsultohen me ta.

Postimi i Petrit Bylykbashit

Te dashtunit e mi,
Fatkeqësisht unë sot dola pozitiv në testin e koronavirus.

Me këtë postim, dua t’i lus krejt miqtë dhe mikeshat e mia, kolegë e bashkëpunetorë, të cilët i kam takuar eventualisht gjatë këtyre 2 javëve të fundit, e që mua mund të mos më kujtohen, të thërrasin numrin: 038 200 80 800 dhe t’i konsultoni mjeket për masat e metutjeshme.

Rrethi im i ngushtë tashmë është identifikuar dhe kontaktuar nga mjekët.

Miq, unë do ta kaloj këtë sfidë, për këtë tashmë jam i sigurtë, e ju mos u panikosni e po ju lus që të rrini nëpër shtëpi.

Ju dua shumë!