Ish-i dashuri dëshmon në gjyq: Sibora Gaganin e vrau mafia shqiptare, iu kishte marrë 25 mijë euro borxh

Ish-i dashuri dëshmon në gjyq: Sibora Gaganin e vrau mafia shqiptare, iu kishte marrë 25 mijë euro borxh

Sibora Gegani dhe Marco Romeo

Italiani Marco Romeo ka dëshmuar përpara një gjykate në Spanjë në lidhje me vrasjen e ish-të dashurës së tij, shqiptares Sibora Gagani. Krimi monstruoz tronditi opinionin publik, pasi shqiptarja 22-vjeçare u gjet e murosur në Spanjë. Sibora ishte zhdukur që në vitin 2014.

Ish-partneri i të resë shqiptare ka dëshmuar një version të ri për vdekjen e Siborës. Ai u shpreh se e kishte murosur 22-vjeçaren se nga frika e mafies shqiptare, ndrësa pretendoi se mafia shqiptare e ka vrarë.

Marco Romeo i tha gjyqtarit se Sibora kishte marrë një borxh prej 25mijë euro nga bashkatdhetarët për të hapur një biznes, por paratë ia vodhën disa kolumbianë me të cilët kishte dalë një natë, kështu ajo nuk mund që t’ua shlyente borxhin.

Marco i tha gjykatësit se huadhënësit filluan t'i bënin presion Siborës që t'i kthente paratë deri në pikën që e reja planifikoi, sipas tij të ikte, raportojnë mediat e huaja.

Telefoni i Siborës dilte i fikur që nga 7 korriku 2014. Personi i fundit me të cilin foli në WhatsApp ishte Marco, i cili ishte gjithmonë në sy të hetuesve si i dyshuari kryesor. Megjithatë, në atë kohë nuk u gjet asnjë provë kundër tij.

I dyshuari i tha gjykatës dje se ai e ndihmoi Siborën të linte banesën e saj dhe e mori në apartamentin Calvario ku jetonin – pavarësisht se nuk ishin më në një lidhje – për ta ndihmuar dhe se katër burra shqiptarë të armatosur me armë treguan për të kërkuar pagesën e pretenduar të kredisë.

Sipas dëshmisë së tij, shqiptarët e vranë Siborën përballë tij duke e qëlluar me thikë dhe se ai ishte urdhëruar të fshihte trupin. Ai tha se e di vetëm emrin e njërit prej autorëve të krimit, por nuk pranoi ta zbulojë.

Marco këmbënguli se është penduar dhe se i vjen shumë keq për atë që ndodhi sepse ata kishin shumë kohë së bashku, kështu që ai duhej ta hiqte "atë peshë nga supet e tij".

Pas rreth 9 vitesh nga vrasja në vitin 2014 në Spanjë, autoritetet kanë arritur të gjejnë eshtrat e Sibora Geganit në banesën ku ajo ka jetuar bashkë me ish-të dashurin e saj, Marco Remeo. Zbulimi i eshtrave të saj, erdhi pas dëshmisë që ka dhënë autori, i cili pas arrestimit në muajin maj 2023 dëshmoi se e kishte vrarë Geganin dhe e kishte murosur në murin e banesës. 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë