Kur prindërit lanë emigrimin në Greqi dhe u kthyen në vendin e tyre, Arilda Blini ishte 2 vjeçe. Sot në klasë të 7 nuk shkoi në shkollë dhe doli në protestë para Kuvendit. Nga momenti kur i shembën shtëpinë në Laprakë, pritën 8 ditë që Bashkia ti dëgjoj, por kjo nuk ndodhi 

Gazetari: Pse ke zgjedhur sot protestën e jo shkollën?

Arilda : Unë duhet të jem në shkollë, por kam ardhur këtu për të protestuar për shpinë se na e kanë shemb, nuk na dhanë as shtëpi. Shtëpinë njëherë, pastaj merreni. Babi dhe mami im me djersë e kanë ndërtuar atë shpi. Ne kemi ardhur nga Greqia”

Pak metra larg, mes turmës është edhe vëllai i saj Arturi, një djalë i pastër dhe i edukuar. Ai ishte 3 vjeç kur bashkë me familjen u vendosën në Tiranë. Në klasë të 8, ndjen dhimbje për çfarë i ka ndodhur.

Arturi do të mësoj pse ata u lanë jashtë kur prona që prindërit ngritën me paratë e emigracionit ishte proces legalizimi. Pse shtëpia ku ai ka kujtimet e fëmijërisë, u kthye në gërmadhë kohën kur po flinte gjumë.

Gazetari: Po sot, pas gjithë kësaj gjeje, a mendoni Shqipërinë apo mendoni ta lini fare dhe është më mirë Greqia?

Arturi :Unë për vete e mendoj. Në Greqi nuk është si këtu në Shqipëri, që të vijë policia në 04.00 të mëngjesit. Kur ka ardhur policia unë kam qenë në gjumë. Sigurisht që e mendoj. Do mundohem të bëj letrat e të shkoj.

Me pasaportë greke, pasi kanë lindur në shtetin fqinj, megjithatë duan të flasin shqip. Me vete mbajnë dy pankarta ku shkruhet "ne na preku tërmeti shtetëror" dhe "ju legalizoni kanabisin dhe nuk legalizoni banesat".

Babai i Arturit dhe Arildës, Mirash Blini nuk ndodhet në protestë. Me nënën e dy fëmijëve, kanë shkuar në punë. Por pranë tyre ndodhet fqinji i Mirashit

 “Unë jam komshi i Arturit. Kemi pasur shtëpitë ngjitur. I kemi pas privatizuar bashkë me babain e Arturit që në vitin ’92 se unë kam punuar që në ’84-ën. Babi i Arturit, Mirashi është me kredi i shkreti", tha fqinji i tyre.