Ish-Kinostudioja ‘Shqipëria e re’ /BE 1 milion euro për “Parkun e artit”, Margariti: Një muze filmi dhe hapësira për të rinjtë

Ish- Kinostudioja “Shqipëria e re” do të kthehet në një ‘Park Arti”. Ky është projekti që arkitektë vendas edhe të huaj shpalosën në një workshop të organizuar nga ministrja e Kulturës Elva Margariti, në prani të ambasadores së Suedisë̈ Elsa Håstad dhe të Italisë Fabrizio Bucci. Projekt ky i mbështetur nga Bashkimi Europian me 1 milion euro. Qëllimi i projektit, sipas zërave përfaqësues në këtë takim online, është që të ngrihet një muze filmi, të ketë hapësira për aktivitete kulturore, të zhvillohet industria kreative dhe startup-eve; por të mos mungojnë veçmas parqet e gjelbra për qytetarët. 

“Kemi ecë me hapa të mirë për zhvillimin e kësaj zone për të rinjtë edhe artistët. Synojmë që ta kthejmë këtë hapësirë në një Park Arti, për artistët edhe fëmijët. Hapësira e një muzeu filmi është një mungesë, kemi nis që të zhvillojmë me makinat retro edhe kostumet që flenë nëpër magazina. Këto janë vetëm disa elementë, që duke u gërshetuar bashkë mund që t’u japin forcë edhe jetë projektit. Ligji mbi startup-eve nga viti tjetër do të marrë jetë. Sapo të nisim ndërthurjen e masterplanit tonë me atë të infrastrukturës së Tiranës projekti do të nis si nga ana urbanistike edhe arkitektonike, duke e bërë këtë pol kulturor të qëndrueshëm”, shprehet Margariti.

“Projekt shumë interesant nga shumë këndvështrime, veçmas sepse në të përfshihen tre qeveri, sikundër është ajo italiane e Malit të Zi dhe Shqipërisë”, thotë Bucci.

Dy arkitekët Gent Agolli edhe Amjona Hoxha vënë theksin se qëllimi i këtij projekti është që zona të kthehet në multifunksionale, edhe që të ketë bashkëjetesë mes pavijoneve, ku mes tyre do të jetë edhe ai i Antonio Gramshit

“Vet “Kinostudio Shqipëria e re” ka një histori që nis në vitet ‘50, sepse këtu janë prodhuar të gjithë filmat artistikë. Tiranës i mungon gjelbërimi dhe një nga nevojat është që në këtë vend ka gjelbërim. Ne e mendojmë këtë kampus si një kampus pa barrierë, që t’i japim frymëmarrje për ta kthyer në multifunksional, muzeun e filmit edhe hapësirat për të rinjtë”, shprehet arkitekti Gent Agolli.

“Këtu kemi Qendrën e Filmit, Marubin dhe Ministrinë e Kulturës, që do të shërbejë për artin edhe zhvillimin e saj. Është një zonë që ka fluks të vazhdueshëm njerëzit. Një nga katër drejtimet kryesore është shndërrimi i këtij kampusi në gjelbërim. Qëllimi i këtij projekti është që të kthehet i aksesueshëm për të gjithë, duke ruajt gjelbërimin edhe veprimtarinë kulturore. Synojmë që të kemi bashkëjetesë të pavijone. Aktualisht kemi një kampus të kufizuar, qëllimi është që këto kufij t’i eliminojmë. Do të ketë instalacione artistike të kombinuara me gjelbërim. Qëllimi është përshkueshmëria dhe riaktivizimi përmes pavijoneve të ndryshme. Një instalacion do i dedikohet Antonio Gramshit”, tregon arkitektja Amjona Hoxha.

Gjatë ditëve në vijim do të zhvillohen takime të tjera me përfaqësues të skenës së pavarur artistike.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen