Ish-kreu i SHISH, Vlora Hyeni u la në ‘arrest shtëpie’ nga GJKKO një ditë më parë nën dyshimet se ndihmoi dhe i dha informacione sekrete Ergys Agasit në arrati. Deputeti i ‘Lëvizja Bashkë’, Redi Muçi i ftuar në ‘Shtypi i Ditës dhe Ju’, tha se përveç personit që mban përgjegjësi penale, nga ana tjetër dikush të mbajë përgjegjësi politike.

“Ngjarja më e rëndë që ka ndodhur dhe asaj që e quajmë rënia e shtetit shqiptar. Për këtë duhet të mbajë dikush përgjegjësi politike në këtë vend, në një shtet ku kryeministri mban përgjegjësi për emërimin e shumëkujt në pozitat kyçe. Minimuni ishte shkarkimi. Edhe deputetët e PS duhet të mbajnë përgjegjësi politike për këtë gjë. Unë besoj se ata e ndjejnë barrën e peshës që ka krijuar kjo situatë.Ne kemi një sistem drejtëi që po jep rezultate. Është shenjë që drejtësia po funksion pas problemeve që ka hasur”, tha Redi Muçi.

Në këtë intervistë Muçi tha se në Kuvend pritet të vijë një tjetër kërkesë për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

“Po përflitet që do të vijë një tjetër kërkesë për heqjen e imunitetit të Ballukut pas akuzave të reja. Megjithatë nuk mund të flas për hetimet që po bëhen për të”, tha ai.

Ndërkohë sipas Muçit Rama do të japë dorëheqjen, pasi vetë socialistët do ta ‘detyrojnë’.

“Në fund të ditës Rama do të tërhiqet sepse të vetët do t’i thonë që kjo situatë nuk vazhdon më. Në këtë moment që flasim është një sfidë e hapur e qeverisë Rama ndaj popullit shqiptar”, tha Muçi.

Sa i përket reformës territoriale, Muçi theksoi se dëgjesat publike duhet të kishin nisur më herët.

“Besoj që të kishin nisur më herët me dëgjesat publike. përderisa  banorët e kundërshtojnë kjo reformë është bërë së prapthi”, tha ai.