TIRANË - Ish-presidenti Bamir Topi ishte i ftuar pasditen e sotme në ‘Studio Live’ ku foli për Arbër Hitajn lidhur me aktualitetin politik në vend, ‘luftën’ PD-PS dhe SPAK në mes.
Topi e vlerëson SPAK si institucionin më serioz në vend, ndërsa nga ana tjetër vuri theksin tek “kënetëzimi” i sistemit nga partitë tradicionale dhe simbioza mes tyre, duke e përkufizuar si një formë bipolarizimi që pengon zhvillimin demokratik dhe rotacionin e pushtetit.
'Nisur nga eksperienca politike, dua ti ndërgjegjësoj partitë e reja. Kur futet në ato kanale, ku duhet të përballesh me parti të kënetës është e vështirë. Jo e pamundur. Duke e studiuar shumë mirë situatën e partive tradicionale, kanë kalcifikuar sistemin demokratik në Shqipëri. Përjashto ndjekësit që janë të verbër, pjesa më e madhe e shoqërisë nuk ka më asnjë lloj stime. Janë kthyer në recitivist të ngjarjeve të hidhura të Shqipërisë. Teatër butaforik që e kanë ndërtuar me shumë kujdes. Një ekuilibër për veten e tyre por jo për shoqërinë. Sikurse thonë të gjithë këto janë bashkë. Shumë gjëra i realizojnë së bashku, diku në heshtje, diku në bashkëpunim.'
Sipas Topit, Rama dhe Berisha ndihmojnë njëri-tjetrin në një përballje të butaforike, duke forcuar pozitat e tyre dhe duke margjinalizuar partitë e reja. Megjithatë, ai e sheh këtë moment si një mundësi të artë për forcat e reja politike, nëse arrijnë të ndërgjegjësohen dhe të përballen me sistemin aktual.
'Politikisht, ky është momenti më i artë për partitë politike, ndryshe nga vitet e shkuara. Kur politika ishte pjesë e anatemuar nga shoqëria, kemi një rast të veçantë. Dy parti tradicionale në të njëjtën kënetë. Edhe në vitin 2005 pati një rrënim të pushtetit socialist, pastaj në 2013 ndodhi rotacioni tjetër. Rama pas 12 vjetësh është në simbiozë me Sali Berishën. Një përballje butaforike.
Dy përfaqësues që kanë nevojë për njëri-tjetrin. Terreni për partitë e reja i favorshëm, por ata i kanë marrë masat duke para rrezikun. E kam quajtur bipolarizim jo normal, që pengon mungesën e rotacionit. Të kujton situatën e politikë në Rusi. Kjo ka sjellë atë sigurinë që ka Edi Rama në radhë të parë, ky tjetri ka sigurinë për të qenë lider opozite. Kjo sjell dëshpërim.'
Sa i përket Berishës, Topi thotë se u bënë 34 vite që flitet vetëm për të
'Kam folur pa fund. Ka 34 vjet vetëm emri i tij përmendet (Berishës). Sa presidentë të SHBA kanë lëvizur që nga viti 90. Kanë ciklin e tyre 8 vjeçar. Futu në elitën politike europiane. Nuk ndodh kjo histori. Njeriu kur futet në politike ka një ambicie që përfundon në egoizëm, por ky është egoizëm patologjik i pashpjegueshëm që tenton të krijoj iluzion tek mbështetësit që ne do vijmë në pushtet. Po i bën nder Ramës.'
Vërejtjet e Topit përputhen me një nevojë për një rifreskim të kulturës politike dhe përpjekje të reja për të rikthyer demokracinë reale në Shqipëri.
Bamir Topi kritikon në 'Studio Live' perceptimin e gabuar të politikës si një sport fizik, duke theksuar mungesën e rregullave të lojës dhe manipulimin e procesit zgjedhor në Shqipëri.
Ai shpreh admirimin për të rinjtë, të cilët janë të artikuluar dhe pa barrë mëkatesh, por përballen me barriera të mëdha për t’u afirmuar në politikë. Topi shpreh dëshirën për një parlament me zëra autentikë dhe të vërtetë, larg figurave "hibride" të politikës aktuale.
'Kemi ide të gabuar për politikën. E konsiderojmë si sport fizik. Deduksioni logjik është në momentin më të mirë kur njeriu ka eksperiencë. Problemi është që nuk mund të futesh ku nuk ka rregulla loje. Depersonalizohesh gjatë rrugë. Nëse je në korsinë tënde, je në garë, por në rast se të fusin një stërkëmbësh nuk është më gara jote. Me zë dhe figurë kemi parë si vidhen zgjedhjet në Shqipëri nuk është më sporti im.
Këta të dy e njohin mirë këtë zanat. Vazhdojnë dhe do i duhet shumë punë të rinjve. Kam admirim për të rinjtë. I shoh zëra të artikuluar. Janë pa peshë mëkatesh. Artikulimin e kanë të argumentuar, janë futur në çështjet më sensitive të shoqërisë, por kanë murin e madh kinez për të kapërcyer. Dua ti shoh në parlament. Më me ëndje dëgjoj telefonatat e mëngjesit, të njerëzve që janë bio dhe të vërtetë. Nuk kam dëshirë të dëgjoj zërat hibrid në parlament,', tha Topi.
Ish-presidenti Bamir Topi kritikon në Studio Live, krijimin e një elite burokratike që garanton pushtetin e opozitës, duke vënë në dukje se Berisha më shumë synon të dominojë partitë opozitare sesa të luftojë Ramën.
Në një sistem bipolar, rëndësia e kryeministrit dhe e liderit të opozitës krijon përplasje të ashpra për kontrollin e skenës politike.
'Një kryetar i mirë partie fiton nëse ndërton një ekip të mirë. Të gjithë e lidhin me përgatitjen e listave. Ky është shërbimi më i keq demokracisë. Ne po krijojmë një elitë politike burokratike që vendoset për të garantuar pushtetin e opozitës.
Berisha sot nuk e ka luftën me Edi Ramën. Berisha ka hallin të dominojë partitë e tjera në opozitë. Në një situatë bipolarizmi, kryeministri ka rëndësi të jashtëzakonshme, por në një vend bipolar i rëndësishëm është dhe kryetari i opozitës, prandaj ka qenë betejë e madhe deri në përplasje fizike.'
Ish-presidenti Bamir Topi ishte sot i ftuar në Studio Live ku ndër të tjera foli dhe për ndarjen e parakohshme nga jeta të Arben Tafaj. Topi foli për miqësinë që kanë patur të dy që në fëmijëri, ndërsa pati dhe një kritik edhe për komunikatën e policisë së shtetit.
Më tej ai vlerësoi figurën e Tafaj si njeri kozmopolit dhe punën e tij në drejtimin e njësisë 8 në Tiranë, e të shoqatës ‘Tirana’.
'Me Benin ndjesë pastë, kam patur një miqësi qysh nga fëmijëria. Kur ndodhi të nesërmen kishim lënë një drekë. Që do të thotë që me Benin kemi qenë në kontakt miqësor. Dhimbje e madhe për familjen, bashkëshorten, fëmijët, të afërmit dhe për ne miq konstant të Benit. Ishte totalisht e papritur. Përballoi një sëmundje të rëndë. E kaloi atë sëmundje. Ishte i gëzuar që në kontrollet e fundit ishte i pastër. Ishte ngjarje aksidentale. Ndjej një lloj revolte të brendshme për mënyrën si u trajtua, nga komunikata e policisë, aspak profesionale., aspak njerëzore.
Jam marrë me shkencë, me diagnozën, me ngjarje që kërkonin një deduksion. Ka një parim, asnjëherë nuk duhet nxituar për të dhënë përfundimin pa pasur certifikimin laboratorik. Dua ta lë këtu këtë pjesë. Vuajmë dhe për profesionalizmin. Cilido të ishte policia duhet të ishte e kujdesshme, aq më tepër që Tafaj ishte kreu i shoqatës Tirana, një komunitetit që i ka dhënë shumë Shqipërisë.
Ishte non stop në komunikim me të gjithë. Kam parë gjatë ushtrimit të detyrës si kryetar i njësisë 8, një njeri kozmopolit. E kam parë dhe këto ditë, shumë njerëz kanë ardhur me dhimbje, respekt. Vlerësoj figurën e Tafaj për gjithçka ka bërë duke lënë trashëgimi për një institucion si shoqata, patjetër dhe në Këshillin Bashkiak. Nga kjo dhimbje, fëmijët e Benit, janë fëmijë që premtojnë do jenë në gjurmët e të atit.'
I dëgjon telefonatat e mëngjesit pasi ke kalue parlamentin ti me kohë, tani e shanë! Kalova jazin të dhjefsha kalin......!
Përgjigju