'Ishte totalisht e papritur', ish-presidenti Topi kujton Arben Tafajin: Kishim miqësi që nga fëmijëria! Kaloi një sëmundje dhe ishte i gëzuar

 

Ish-presidenti Bamir Topi ishte sot i ftuar në Studio Live ku ndër të tjera foli dhe për ndarjen e parakohshme nga jeta të Arben Tafaj. Topi foli për miqësinë që kanë patur të dy që në fëmijëri, ndërsa pati dhe një kritik edhe për komunikatën e policisë së shtetit.

Më tej ai vlerësoi figurën e Tafaj si njeri kozmopolit dhe punën e tij në drejtimin e njësisë 8 në Tiranë, e të shoqatës ‘Tirana’.

'Me Benin ndjesë pastë, kam patur një miqësi qysh nga fëmijëria. Kur ndodhi të nesërmen kishim lënë një drekë. Që do të thotë që me Benin kemi qenë në kontakt miqësor. Dhimbje e madhe për familjen, bashkëshorten, fëmijët, të afërmit dhe për ne miq konstant të Benit. Ishte totalisht e papritur. Përballoi një sëmundje të rëndë. E kaloi atë sëmundje. Ishte i gëzuar që në kontrollet e fundit ishte i pastër. Ishte ngjarje aksidentale. Ndjej një lloj revolte të brendshme për mënyrën si u trajtua, nga komunikata e policisë, aspak profesionale., aspak njerëzore.

Jam marrë me shkencë, me diagnozën, me ngjarje që kërkonin një deduksion. Ka një parim, asnjëherë nuk duhet nxituar për të dhënë përfundimin pa pasur certifikimin laboratorik. Dua ta lë këtu këtë pjesë. Vuajmë dhe për profesionalizmin. Cilido të ishte policia duhet të ishte e kujdesshme, aq më tepër që Tafaj ishte kreu i shoqatës Tirana, një komunitetit që i ka dhënë shumë Shqipërisë.

Ishte non stop në komunikim me të gjithë. Kam parë gjatë ushtrimit të detyrës si kryetar i njësisë 8, një njeri kozmopolit. E kam parë dhe këto ditë, shumë njerëz kanë ardhur me dhimbje, respekt. Vlerësoj figurën e Tafaj për gjithçka ka bërë duke lënë trashëgimi për një institucion si shoqata, patjetër dhe në Këshillin Bashkiak. Nga kjo dhimbje, fëmijët e Benit, janë fëmijë që premtojnë do jenë në gjurmët e të atit.'


Lajmi kryesor:

Ish-presidenti Topi në 'Studio Live': SPAK institucioni më i besueshëm! Dy partitë kanë sjellë dëshpërim! Berisha? Ka 34 vite që përmendet emri i tij, egoizëm patologjik


G.K/I.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Starlink në Kosovë, Kurti: Hap i rëndësishëm në avancimin e infrastrukturës digjitale

Starlink në Kosovë, Kurti: Hap i rëndësishëm në avancimin e infrastrukturës digjitale