Që në moshën 14 vjeçare aktivizohet në emisionet e fëmijëve në Radio Tirana, ku vlerësohet për zërin dhe intonacionin e saj te veçantë!
Tre vite më pas sërish në një moshë fare të re I besohen edicionet e lajmeve ne RTSH, një transmetim direkt krah spikerëve më të njohur te kohës, Vera Zheji e Haki Bejleri.
Angjelina Xhara Papalilo eshtë një nga spikeret e para në Radio Televizioni shqiptar, e cila sot në “Esencë” kujtojë vitet e para të punës ku ishte një vajzë e vogël me përgjegjësi të madhe.
Angjelina rrëfen vitet e punës në ish Kinostudjon “Shqipëra e Re” duke qënë autore e dhjetra filmave dokumentarë.
Pasioni i saj nga ekrani i vogël, kalon tek ekrani i madh i filmit, me realizime te sukseshme filmi dokumentar, si skenariste e rreth 60 filmave dhe duke shkruar artikuj kritikë për filmat , në shtypin e kohës!
Xhara tregon largim nga Shqipëria dhe jetën ne Greqi ku punët e saj të para si emigrante ishin të kujdesej për zonjat e moshuara.
Xhara kujton njohjen me bashkëshortin, ish inxhinierin Pandi Papalilo: “Ato vite në televizion u krijuan shumë çifte. Kujtoj momentet e problemeve teknike ku Pandi duhej të ngjitej ne Dajt për të pare antenat e transmetimit ndërsa unë me zë të dridhur thoja nga studio e lajmeve: Të nderuar teleshikues transmetimi ynë u ndërpre për një defekt teknik”
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria në krah të Kosovës, nuk mbështet qëndrimin e BE-së: Si e gjykoni?
-
Të drejtë
88.9%
-
Të gabuar
7.2%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 2614
Lajme të tjera
-
Relacioni i Drejtorit të Sigurimit për RTSH-në: Ja sa agjentë dhe informatorë kemi në Radio e Televizion dhe redaksitë ku i kemi shpërndarë
19 Korrik, 15:20
-
Relacioni i Drejtorit të Sigurimit për RTSH-në gusht ‘81: Arrestuam Muhamet Osekun, se u shpreh: ‘Mbasi të vritet udhëheqësi kryesor, duhet pushtuar Radio-Tirana...
18 Korrik, 07:38
-
Ish-deputeti socialist, Alfred Peza zgjidhet drejtor i Përgjithshëm i RTSH
13 Qershor, 13:08
-
Nga Alfred Peza tek Helidon Haliti, 4 kandidatët që kualifikuan për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH, nesër prezantojnë platformat
12 Qershor, 18:34
-
Hapet gara për Drejtorin e Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar
31 Maj, 21:43
-
‘E dua burrin si Luizi’, RTSH shkarkon spikeren në Gjirokastër, gazetarja: U morën me ‘skandalin’ tim e harruan vjedhjet me tendera
8 Maj, 17:35
-
Dorëhiqet nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH Enkelejd Joti, emërohet zv.ministër i Mbrojtjes! Do të mbulojë emergjencat civile
13 Prill, 10:31
-
'Evita në dorën e Evitës', Elsa Lila i dorëzon vajzës së saj trofeun e çmimit të parë të jurisë
27 Dhjetor 2022, 21:41
-
‘Evita’, kënga që s'jemi gati ta këndojmë
22 Dhjetor 2022, 10:39
-
Reagimet/ Nga mesazhet sociale te juria, a është muzika kryefjalë e Festivalit, artistët: Të ftohen kompozitorët me emër
21 Dhjetor 2022, 18:15
-
‘Te vendi i fshehtë, që lidhte radion e TV, u dashuruan shumë çifte, regjisorë e gazetarë‘, dëshmia e rrallë e ish-redaktores së RTSH-së
20 Nëntor 2022, 08:31
-
RTSH nuk transmeton ndeshjen e kombëtares, reagojnë Tifozët Kuqezinj: Qasje e patolerueshme
6 Qershor 2022, 16:20