Forcat e Armatosura zhbllokuan pas tre javësh punë aksin prej 22 km nga Boga në Theth. Trashësia e borës, sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes në disa pjesë të rrugës arrin deri në 5 m.
Aksi Bogë-Theth ishte i bllokuar që prej muajit dhjetor, ndërsa hapja e rrugës ishte e pamundur më herët për shkak të rrezikut të krijimit të ortekëve. Tashmë rruga është zhbllokuar dhe lëvizja mund të kryhet problem.
Komento