Ishte me COVID dhe shkeli çdo rregull/ Erion Braçe për Kryemadhin: Ka bërë krim, Kodi Penal parashikon burgim

Ishte me COVID dhe shkeli çdo rregull/ Erion Braçe për Kryemadhin: Ka bërë krim, Kodi Penal parashikon burgim

Erion Braçe dhe Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zbuloi mbrëmjen e djeshme ajo ka qenë e prekur me COVID. Ajo u shpreh se këtë ja kanë konfirmuar mjekë italianë kur shkoi për tu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Ndërsa për Presidentin Meta ajo thotë se nuk e ka prekur koronavirusi pavarësisht se e ka puthur në buzë.

Në lidhje me këtë ka reaguar sot Zv. kryeministri Erjon Braçe. Ai e konsideron si krim një veprim të tillë të znj. Kryemadhi dhe shprehet se ajo do të duhej të dënohej edhe me burg, për infektim të qëllimshëm.

“Nuk është turp të infektohesh, por është krim të infektosh, është krim të infektosh me dashje patjetër, por dhe nga pakujdesia. E thotë ligji dhe ligji duhet të zbatohet i njëjtë për të gjithë. Ti thuash njerëzve se, “COVID nuk ekziston” si nisje e një vargu marrëzish të tjera; T'i ftosh njerëzit nëpër takime e t'i grumbullosh, t'i mbash aty, ashtu, pa maskë e distancë, pa e ditur-rasti lehtësues, nëse je apo ka ndër ta të infektuar; Të përballesh me njerëzit që janë me maskë, ta bësh politike mbajtjen e saj, ti sfidosh edhe pse mbrojnë veten e të tjerët, qoftë edhe ty, tu kërkosh ta heqin maskën ne ambient të hapur kur ligji e rregulli është ndryshe; Është krim! Po po, është krim.

Ndryshimet ne Kodin Penal, miratuar ne 16. 4. 2020, dekretuar nga shkëlqesia e tij presidenti Ilir Meta me dekretin 11463, date 22. 4. 2020, e thonë qartë: Përhapja e sëmundjeve infektive- Kur kjo vepër është kryer nga pakujdesia, dënohet me gjobë ose me burgim deri ne dy vjet.

Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja te renda për shëndetin ose rrezik për jetën e njerëzve, dënohet me burgim nga tre deri ne tete vjet. Pohimi i djeshëm nuk ishte i ri; Por ishte më i rëndi aman. Në kuptim të ligjit penal dhe akteve te kryera në gjithë këta muaj, në gjithë këto jave të rënda për çdo shqiptar! Nuk mund te kaloj si një gjë e zakonshme, nuk duhet t'ja pranojmë kërkuat si normalitet! Është krim dhe i qartë; Aq i qartë sa izolimi i presidentit ne Pallatin e Brigadave pa shpjegim, sa zënia e pistës se Liqenit për më shumë oksigjen, te gjitha veprime normale ne dijeni te njeriut apo njerëzve të infektuar.

Por nëse për vete mbrohesh e mbron, po për njerëzit e zakonshëm që i fton e grumbullon, pa asnjë masë mbrojtëse, pse e mohon, pse i mashtron, pse i vë në rrezik ata vetë e familjet e tyre?! Nuk është politike kjo, ky është krim! Është shumë më tepër se ajo ditëlindja VIP, fund e krye e ndaluar nga ligji; Është me tepër sepse kanë qenë takime edhe më të mëdha e disa të tilla, kudo lart e poshtë, pa i matur kujt temperaturën ke dera, as prej vërteti e as si rrenë”, shprehet Braçe.

Kryetarja e LSI-së që prej fillimit të pandemisë ka shprehur hapur bindjen e saj për mosekzistencën e koronavirusit.  Madje jo vetëm kaq por ajo gjatë gjithë kësaj periudhe është treguar 'rebele' dhe nuk ka respektuar asnjë masë të vendosur për mbrojtjen nga VOVID-19.

Pak ditë më parë Kryemadhi së bashku me bashkëshortin e saj është në festën e ditëlindjes të aktorit Bes Kallaku. Ajo ishte gjobitur më parë edhe dy herë të tjera.

Vetëm në zgjedhjet e fundit në LSI Kryemadhi 'reflektoi' dhe mbajti maskë për herë të parë. 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gimi: 25/11/2020 22:59

    Ja sa te vini ne pushtet e do ta fusni ne burg Monen ju , uppssss harrova qe keni 7 vite ne pushtet dhe i keni harruar Gerdecin , 21 Janarin etn etj .Ju mor Brace miu jeni ne pushtet vetem kur vjen puna per ndonje PPP e koncesion apo per te rruajtur ndonje lek se kur vjen puna per shtet ligjor beni sikur jeni ne opozite.Palaco .

    Përgjigju
  • Kasem dorraci: 25/11/2020 22:00

    O Erion je shume larg Mones si politikan ti,rritu pak

    Përgjigju
  • Zeqo: 25/11/2020 19:18

    Zoti Brace po per legenin Erion Isai perse smerni masa ta shkarkoni apo su vjen mire? Ligji eshte nje per te gjithe e jo per ate qe ju do qejfi juve. Turp te kesh ti qe ben gam gam per te tjeret. Te zbatohet ligji per te gjithe njesoj qe nga presidenti e tek Erion Isai.

    Përgjigju
  • alfons: 25/11/2020 18:30

    coje pra ne burg bythec askush ska tope ta luaje ate nga vendi te gjithe hani me nje sahan ju

    Përgjigju
  • Lavdosh: 25/11/2020 17:22

    Zoti Erion, Mjaft me me ankesa si quravecet. Kjo qe ka bere Monika eshte kriminale. E lehte per tu provuar dhe shume e lehte per ta akuzuar. Ju keni mundesite dhe mjetet te beni nje padi penale. Ndoshta pas hetimit mund te dali qe edhe Presidenti ka ditur per gruan e infektuar por ka vazhduar aktivitetet e tija ne kundershtim me rregullat qe cdo kontak i nje personi positiv duhet te isolohet per 2 jave.

    Përgjigju
  • Kone: 25/11/2020 16:02

    Ha mut brace, ha se te ben mire.. palle, harron qe je zv kryeminister e ben llogje njesoj si ne qe komentojme ketu.

    Përgjigju
  • qiparizi: 25/11/2020 15:41

    OOOO brace nuk keni bythe te beni shtet ligjor veproni me dy standarde, per popullin i fusni nga nje gjobe dhe lani duart, kurse per politikqenrit nuk ju a mban bytha vetem grini leter dhe fjale rumpalle ne cdo drejtim. Nuk ju beson kush dorezohuni dhe jepjani te gatshem pushtetin mone bazhelles like bq dhe sale vampirit.

    Përgjigju
  • Shqip: 25/11/2020 15:32

    Bravo erjon brace por na cave bracen bravo

    Përgjigju
  • TA NGUL LALA SONE: 25/11/2020 15:19

    O Erjon Braçe nuk ke pik turpi që prononcohesh për një gjë të till. Po ku është shteti ? ? ? ? ? ? Kjo fundërrin kriminele duhet të ishte arestuar me koh. Buçja monika e ka bër dhe me dashje që të krijonte një kaos nëpër spitale e në popull e pastaj të merte pushtetin në tavolin. Po kur veproni ju o Erjon Braçe kur kjo të mari atomatikun e të gjuaj mbi popullin atëhere vrproni ju. Megjithse kjo rugaçr pise femër dhd ktë gjë e ka bër ka përhapur infeksjon. Kjo e vërteton vet ktë gjë. Po ju o populli Shqiptar o popull dele pse si bëni denoncim për vrasje me paramendim. Apo dhe ju jeni si shëmtyra llumi shoqëris kërpaçi me nora byth dere hyjdute. O Zot çfar populli dele. Enver mut Hoxha i mbajzi 50 vjet si skllevër kurse qdni bastard wc maloku salmut i vodhi i vrau e qeni bastard malok salmuti bredh i lir e paguhet nga taksat e juaja harym buka o popull dele.

    Përgjigju
  • Faro: 25/11/2020 15:07

    Mjer Shqipëria, që një INJORANTE si kjo drejton parti politike dhe është bshortia e Presidentit! O Zot në dorë të kujt kemi mbetur! Braçes I lumtë! Po drejtësia?

    Përgjigju
  • Kinezerira: 25/11/2020 15:02

    Se u arrestua per te tjerat edhe ngeli Covidi oh çna gajaset qe jeni te gjithe nje surrat

    Përgjigju
  • Tirona: 25/11/2020 14:40

    Kjo Bretkoca e qelbur genjen, nuk ka shkuar ne Itali per te bere operacion plastik ,por ka shkuar se ka qene e infektuar me Covid 19 , kjo duhet te arrestohet menjehere dhe te pergjigjet para ligjit se ka mare ne qafe shume njerez te pafajshem.Urgjentisht duhet te izolohet i gjithe stafi drejtues i Leshelise si dhe Presidenca dhe Ata duhet ti ushtrohet kontrolli mjekesor nga mjeket shteteror dhe jo nga mjeket private apo personal se keta te fundit mund te mashtrojne . Shteti duhet te futi ne karantine per 14 dite LSI dhe Presidencen .

    Përgjigju
  • VISI: 25/11/2020 14:39

    KJO DHE KUR FLET E TREGON SE ESHTE HESTERIKE KOKRRA E KARAPUTANES KA 30 VJETE QE THOT TE NJEJTAT FJALE DHE KUJTON SE NJEZIT E HAN KJO DO ÇUAR TE VENDI ME ORANGA NE DUAR DAVA PLERE

    Përgjigju
  • beni beni: 25/11/2020 14:31

    ne qeli e ka vendin, te gjithe brenda, arrestoni krejt opoziten shoku brace, jepini menjehere te arrestohet. por mos harro edhe koncertin e sotem te rames te sanatoriumi dhe shfaqjen e peshtire qe dha

    Përgjigju
  • EMIGRANTI: 25/11/2020 14:04

    Nese eshte e vertete, eshte nje ofendi per autoritetet dhe shqiptaret ne teresi, si ka mundesi qe nje perfaqesuese e tille shkel regullat dhe ligjin me te dyja kembet dhe institucionet heshtin, perse autoritetet policore nuk e dergojne ne prokurori, institucionet sanitare duhet ta therrsasin me orgjence per tampon e nese eshte e vertete ajo duhet te procedohet si cdo qytetar tjeter, ndryshe eshte vetem nje shooo publik perplasja politike, jane te gjithe bashke ne nje mendje, mbrojne njeri tjetrin e zbatojne formulat e vjetra, sundo e perca dhe bej si them une e mos bej si bej une.

    Përgjigju
  • A...Zh: 25/11/2020 13:21

    Dikush ka by** per te shkelur ligjin, dikush tjeter nuk ka by** per ta zbatuar ligjin. Ne keto kushte Zv.Kryeministri vazhdon curravitjet e tij me moralizime!

    Përgjigju
  • Kacidhe: 25/11/2020 13:10

    Monika nje ba..elle qe nuk e ka shoqen

    Përgjigju
  • o brace: 25/11/2020 13:03

    O brace, po dreqi e mori je Zv.Kreminister, mos shkruaj neper gazeta e Fb po vepro dhe arrestojeni. Ju flisni sikur te jeni shoqeri civile nderkohe jeni ne drejtimin e ketij vendi prej 8 vitesh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it