Është shpallur fituesi për ndërtimin e aksit rrugor Milot-Balldren, pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian.
“Kjo është një rrugë e shumëpritur nga banorët e qarkut të Shkodrës dhe Lezhës dhe që kryen lehtësimin e trafikut në këto zona. Procedura ka qenë jo e lehtë pasi ka pasur disa tentative të mëparshme, të cilat kanë rezultuar jo të suksesshme. Do të angazhohem që fillimi i ndërtimit të kësaj rruge të kryhet sa më shpejt dhe brenda afateve të përcaktuara nga kontrata.
Personalisht do angazhohem që fillimi i ndërtimit të kësaj rruge të kryhet sa më shpejt dhe të ndërtohet brenda afatit të përcaktuar në kontratë. Ndërtimi i kësaj rruge shkon natyrshëm me investimet që ka kryer dhe po planifikon të kryejë Qeveria Shqiptare në veriun e Shqipërisë. Vetëm pak ditë më parë, ne prezantuam nismën 'Porta e Alpeve', që është një nismë financimi 100 milionë euro, e dedikuar për veriun e Shqipërisë dhe që e kthen këtë rajon në motor zhvillimi ekonomik dhe turistik të vendit”, tha ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë.
Projekti i Milot-Balldrenit ishte në fazën përmbyllëse të koncensionimit, u shpreh dje në parlament Karakaçi. Ai kërkoi ndjesë për vonesën dyjavore pasi fituesi duhet të kishte dalë brenda datës 20 maj. Fituesi i projektit është kompania 'Salillari'.
Lajm në përditësim...
Komente










