GJIROKASTËR- Një 46- vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi akuzohet për "Falsifikim dokumentesh".
Në pranga ka rënë Përparim Voda, 44 vjeç, banues në Kuçovë. Voda ishte në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Milanos e ka dënuar me 6 vjet burg për shfrytëzim prostitucioni dhe pjesëmarrje në organizata kriminale.
Për këtë arsye ai kishte ndryshuar gjeneralitetet dhe kur u ndalua për kontroll në Gjirokastër i ka paraqitur policisë një dokument identifikimi grek me inicialet F.F, 42 vjeç, banues në Mursi, Sarandë, dokument i cili mbante fotografinë e tij.
Mbi 46- vjeçarin rëndon akuza për veprën penale "Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave".
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com