Ishte në SPAK për 21 janarin, Xhemal Qefalia tregon në 'Studio Live' çfarë u tha hetuesve: Jam i bindur që ndëshkimi për përgjegjësit e 4 të vrarëve do të vijë

Deputeti i PS-së Xhemal Qefalia tregoi në Studio Live arysen për të cilën u ftua sot në SPAK. Ai dha sqarime si dëshmitar për ngjarjen e 21 janarit 2011, ku mbetën të vrarë 4 protestues nga protesta e opozitës së asaj kohe, Partisë Socialiste.

Qefalia ishte në bulevard përpara kryeministrisë dhe tregon për Arbër Hitajn se në SPAK shprehu bindjen se shpirtrat e 4 të vrarëve do gjejnë prehje pas bërjes së drejtësisë.

'Për të dhënë dëshminë si person në dijeni për 21 janarin 2011 ku mbetën të vrarë 4 persona. Kam dhënë dëshminë, shpresoj shumë dhe ka  bindjen duke parë seriozitetin e SPAK. Jam i bindur që të ketë një ndëshkim që shpirtrat e atyre të 4 protestuesve të rehatohen. Kjo ka qenë dëshmia ime para oficerëve të SPAK.'

Më tej, Qefalia shton se askush nuk duhet të ketë frikë nga drejtësia e re, pasi në fund të fundit të gjithë deputetët e kanë votuar.

'Veprimet ndaj drejtuesve të lartë të qeverisjes, që paraqiten në organin e akuzës, natyrisht kur ka të tilla veprime, nuk hezitoj të bëj komente. Do ishte mirë që veprime të tilla të kryhen në forma normale. Nuk jam partizan i përdorimit të dhunës, kushdo qoftë por sa kohë kemi besuar në këtë drejtësi secili duhet të justifikohet dhe të përgjigjet. Nuk ka arsye të ketë frikë, sepse për sa  e njohim këtë drejtës. Askush nga PS nuk e pasur mburojë politike dhe të thotë jam i PS duke thënë nuk do hetohem.'

Qefalia tregon dhe arysen e batutës me Alibeajn pasi doli nga SPAK.

'Alibeaj tha kam qenë në SPAK, po më kam qenë për të dëshmuar për atë situatë me 4 të vrarë. Dhe i thashë me batutë do keni qenë dhe ju treguar atje t garda ose lart në tarracë. E vërteta kur të dalë vendimi përfundimtar. Në momentin që gjykata përcakton se kemi të bëjmë me faj atëherë flasim dhe analizojmë.'

Sakaq, analisti Ergys Mërtiri mendon se SPAK është i vetmi që bën opozitë në këtë vend dhe ka dëmtuar mazhorancën më shumë se askush.

'SPAK e ka dëmtuar këtë qeverisje më shumë se opozita. Ish ministra të rëndësishëm dhe gjysma e qeverisë gati janë një pjesë në burg dhe një pjesë në hetim, shumë procese janë hapur. Kjo e bën qeverinë të jetë e shqetësuar. E shoh SPAK si e vetme shpresë që ky vend të ndryshojë. Kemi Ramën në kuotat më të ulëta në besueshmërinë publike, kemi Berishën në kuotat më të ulëta dhe kemi opozitën ndaj Berishën në kuotat më të ulëta. Të gjithë i kanë kuotat të ulëta dhe askush nuk bie. Pas një goditje serioze nga SPAK do prodhohet konteksti për të krijuar aktor të rinj politikë, që do ofrojnë realitete të reja. SPAK moment epokal.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:21
Arrestimi i Metës, Xhemal Qefalia në 'Studio Live': Nuk jam partizan i përdorimit të dhunës! Por besojmë tek kjo drejtësi

 

Deputet i PS-së Xhemal Qefalia komentoi në Studio Live veprimet e fundit të drejtësisë së re, ku rasti më i bujshëm është arrestimi i Ilir Metës.

Qefalia thekson se do preferonte arrestime në forma më normale, duke nënkuptuar se nuk është plotësisht dakord me mënyrën si u vu në pranga Ilir Meta. 

'Veprimet ndaj drejtuesve të lartë të qeverisjes, që paraqiten në organin e akuzës, natyrisht kur ka të tilla veprime, nuk hezitoj të bëj komente. Do ishte mirë që veprime të tilla të kryhen në forma normale.

Nuk jam partizan i përdorimit të dhunës, kushdo qoftë por sa kohë kemi besuar në këtë drejtësi secili duhet të justifikohet dhe të përgjigjet. Nuk ka arsye të ketë frikë, sepse për sa  e njohim këtë drejtësi. Askush nga PS nuk e pasur mburojë politike dhe të thotë jam i PS duke thënë nuk do hetohem.'

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Opozita marshim protestë në Shkodër/ Report Tv sjell pamjet me dron, shikoni pjesëmarrjen

Opozita marshim protestë në Shkodër/ Report Tv sjell pamjet me dron, shikoni pjesëmarrjen