Skënderaj e Deçani kanë mbetur dy ishujt e fundit – në kuptimin që një udhëheqës adhurohet pak nga hatri, e pak nga tuta – të totalitarizmit në Kosovë. Ikona e Sami Lushtakut megjithatë është zbehur shumë, ndaj qytetarët, ndonëse nuk bënë ballë të dalin kundër tij, së paku as nuk i dhanë përkrahje plebishitare si herëve tjera, por shumica e tyre ditën e tre nëntorit të zgjedhjeve qëndruan në shtëpi.
Disfata e Ramush Haradinajt, ndërkaq, është më tronditëse. Siç u pa, atij i është shuar ora në Pejë. Me pak fat, po edhe gjeturi në lidhje koalicionesh, sundimi i tij do të marrë fund edhe në Gjakovë.
Kur qe kthyer për të fundit herë nga Haga, gati para një viti, ai ishte i bindur se me oreolin e heroit të luftës, të sforcuar me triumfin para drejtësisë ndërkombëtare, ai mund të shfaqej natyrshëm si njeriu që do ta udhëheqë Kosovën. Por, si duket, shumë llogari i kishte gabim. Ai nuk e dinte se ky popull ishte ngopur me heronj dhe se ulja në bangë të zezë, sido që të dalë prej aty, në vend që t’ia ngrejë namin, do të bëjë të perceptohet si i lëndueshëm.
Mbase edhe nuk do të ndodhte kështu, sikur që pa zbritur mirë në tokën e Kosovës, të mos rreshtohej në anën e gabuar – në krah të pushtetit të komprometuar të Hashim Thaçit. Tash ai e di se edhe ato vota që mblodhi partia e tij në disa komuna tjera, më shumë se atij, u dedikohen kandidatëve të propozuar në to, apo thjesht janë shprehje e pakënaqësisë me pushtetet e atjeshme.
Megjithatë, me humbjen e kontrollit mbi Dukagjinin, ai ndjehet sikur e ka humbur truallin nën këmbë. Atë që e kishte mbajtur fshehur sadopak gjatë fushatës, e nxori në shesh në fund, pas zgjedhjeve, duke ia hedhur pa ngurrim litarin e shpëtimit Ramadan Mujës së Prizrenit, një personifikim tipik i partisë qeverisëse, që po gjykohet për abuzim me pushtet. Tashmë përfundimisht ai i zhgënjeu të gjithë ata që megjithatë kishin njëfarë shprese të zbehtë mos djali i fortë i Dukagjinit do të mund të bëjë kthesë në këtë vend.
Qoftë pse kushedi për çfarë arsyeje ndjehet borxh ndaj Hashim Thaçit, pse ruajtja e lidhjes me të mendon se do të rikthejë ndonjërën nga komunat e humbura apo se këtë e sheh si të vetmen mundësi në realizimin e synimit të tij për të mbetur me çdo kusht aktor në skenën politike, me vazalitetin e pranuar ndaj tij, pos që kjo e shquan në dritë të plotë si njeriun që lavdinë e luftës e shfrytëzon pasuri e pushtet, ai po i bën edhe një dëm të madh këtij vendi.
Në një vend normal, qeveritë, njëra pak më e mirë e tjetra pak më e keqe, vijnë e shkojnë dhe koalicione bëhen shpesh edhe në mënyrat më të panatyrshme. Por, Kosova është larg të qenit vend normal. Qytetarët e Kosovës, prandaj, nuk kishin dilema të zgjedhin mes nuancave të parëndësishme, por pritej të ndëshkojnë partinë në pushtet për qeverisje të keqe në nivel vendi dhe zhytjen e kësaj shoqërie në një gjendje të pashpresë varfërie, korrupsioni e krimi të organizuar.
Ata sado pak e bënë këtë dhe, ç’është më e rëndësishmja, me këto zgjedhje duket se po fillon të shkrijë ajo fryma totalitare, në të cilën pasuesit duhet ta ndjekin një udhëheqës që e konsiderojnë të tyrin, edhe kur ai i çon kolektivisht në humnerë. Partitë opozitare, prandaj, duhet ta kenë të qartë që me lidhjen e koalicioneve për balotazh të mos ndikojnë në zhbërjen e asaj që me mundim të madh e mësoi ky popull, dhe të përpiqen ta kthejnë prapa historinë.
Është e palogjikshme, për shembull, që Zafir Berisha, i rebeluar nga PDK-ja e i cili imazhin e tashëm e ka ngritur duke qenë oponencë e kësaj partie, të rreshtohet tash në krah të saj, pavarësisht se ç’pushtet do t’i ofrohet. Edhe Vetëvendosje!, e cila në disa komuna ka aq peshë sa të ndikojë në përcaktimin e fituesit, do të duhej të sillet me pak pragmatizëm dhe të rreshtohet së paku në anën më pak të keqe.
Gjithsesi, partitë opozitare duhet me objektivitet të madh të vlerësojnë se sa ka qenë ndikimi i tyre në ndryshimet e filluara, e sa i vetë zhvillimeve brenda partisë në pushtet, si dhe t’i bëjnë reformat e nevojshme. Para së gjithash LDK-ja, prej së cilës edhe pritet më së shumti, por e cila megjithatë nuk ka arritur t’i shlyejë të gjitha përshtypjet se megjithatë nga pak koketon me partinë në pushtet, si për shembull, me luftën kurrëfare për ta marrë Prizrenin.
Ato do të duhej ta kenë të qartë se rruga nga krijimi i pushtetit të përgjegjshëm, deri te një pushtet që pos kësaj është edhe kreativ, është tepër e gjatë. Në këtë rrugë ende nuk është e sigurt se a po hidhen tash vetëm hapat e parë.
/Shqiptarja.com