Shteti Islamik kërcënon për sulme të reja terroriste ndaj hebrenjve dhe të krishterëve.
Zëdhënësi i ISIS Muhammad al Adnan, në audio-mesazhin e fundit të publikuar, përshëndet vendimin e grupit terrorist Boko Haram për t’iu bashkuar militantëve të shtetit islamik dhe thotë se duan Parisin dhe Romën dhe se do të sulmojmë Shtëpinë e Bardhë në Uashington dhe Big Ben-in në Londër.
Militantët ekstremistë thonë se do të “shpërthejmë Shtëpinë e Bardhë, Big Ben dhe Kullën Eiffel”. Përtej kërcënimeve, mekanizmi i propagandës së ISIS mund të ketë një qëllim të dytë thelbësor.
Së pari të provojë në sytë e botës aleancën me grupin terrorist nigerian, duke i falenderuar ata për bashkimin në luftën përkrah ISIS. Por kjo deklaratë është ende e paverifikuar zyrtarisht.
Përgjegjësit e Shtetit Islamik e dinë se sa i trembet perëndimi një skenari të bashkimit të gjithë grupeve ekstremiste islamike për të ashtuquajturën sipas tyre “luftën e shenjtë”.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com